Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka informuar sot se 32 pacientë me koronavirus ndodhen tek Efektivi dhe se nga këta, 3 janë në një gjendje disi më të rëndë. Manastirliu u shpreh se do të sillet tek Spitali Efektiv shumë shpejt një laborator i ri, brenda 2 javësh.

“Ne po përmirësojmë të gjitha kapacitetet. E rëndësishme është që jemi të gjithë të fokusuar për të shërbyer sa më mirë. Mjekët janë në frontin e parë të luftës me këtë armik të padukshëm. Janë 32 pacientë me koronavirus, 3 nga të cilët janë në një gjendje më të vështirë. Ne kemi dyfishuar respiratorët në infektiv.

Kemi dysfishuar kapacitetet në infektiv. Do sjellim laborator të ri për 2 javë në QSUT. Janë siguruar masa edhe për të mbrojtur mjekët. Ne mund t’ia dalim në bashkëpunim me qytetarët. Ne do të ndihmojmë, sidomos moshën e tretë për të marrë veten nga ky virus. Qytetarët janë të ftuar që të mbajnë distancën sociale”, tha Manastirliu në një lidhje live në “News 24”.

Ajo theksoi se do të vendoset një numër urgjence duke filluar nga dita e sotme. “Po kemi menduar një zgjidhje tjetër, pavarësisht se Qendra Kombëtare e Emergjencave ka mundësinë për të përballuar emergjencat. Kërkojnë ndihmë edhe ata që kanë nevojë për ndihmë për Covid 19, por edhe ata që duan informacion për koronavirusin. Kemi hapur numrin 0800 40 40, që do jetë shumë shpejt në dispozicion të qytetarëve që të ketë informacion për Covidin. Me këtë numër, të moshuarit marrin ndihmë nga mjeku i familjes. Kjo është linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale ditën e sotme”, u shpreh ajo.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara