Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

Virsui i rrezikshëm  COVID-19 shënon viktimën e parë në Shqipëri dhe 14 të tjerë janë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim tha se: “Ndërron jetë 73-vjeçarja e konfirmuar me COVID-19, si pasojë e komplikacioneve nga sëmundjet kardiake dhe pulmonare!

Janë testuar deri më tani 241 të dyshuar, nga të cilët 15 qytetarë janë pozitiv ndaj COVID-19; Prej tyre 12 kanë lidhje kontakti me rastin e pare (pacientin 0), dhe 2, janë raste të reja 1 në Tiranë dhe 1 në Lushnje. Ndërsa 73 vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë Qeveria ka marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së virusit në bazë të protokollit të sugjeruar nga OBSH si dhe nga rrethanat e sjelljeve të qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat paraprake të marra në ditët e mëparshme.

Policia dhe Ushtria ka dalë në rrugë për të kontrolluar ata që janë në karantinë dhe kush është kthyer nga Italia kërkoi që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Ndërkohë policia shqiptare ka dalë nëpër rrugët e disa qyteteve për të gjurmuar njerëz të cilët kanë qenë në Itali dhe nuk janë vetëizoluar në shtëpi por dalin jashtë tyre.

Kush shkel rregullin gjobitet 5 mijë euro dhe do të ndalohet të largohet për në Itali nëse nuk ka paguar gjobën.

Policët janë pajisur masa mbrojtëse dhe me maskë, duke kontrolluar automjetet për te verifikuar nëse disa persona kanë qenë në Itali dhe nuk e kanë deklaruar diçka të tillë.

Patrullat policore i ndalojnë njerëzit dhe automjetet dhe u drejtojnë pyetje dhe më pas emrin e tyre e vendosin ne sistemin TIMS.

 

11.3.2020

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara