Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Përfaqësuesit e grupit të punës të ngritur pranë Partisë Demokratike, denoncuan sot nga Kamza se mjekët po përdorin maska të skaduara të cilat iu kanë shkaktuar irritime në fytyrë.

Gazment Bardhi deklaroi se në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve në detyrë për përballimin e situatës prej koronavirusit, janë vendosur si maska, mbetje spitalore me datë skadence 20 dhjetor 2011, për të cilat tha se duhet të asgjësohen.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm se ky është krim i rëndë shtetëror, për të cilin përgjegjëse direkte është ministrja Shëndetësiosë e përfshirë në një operacion manipulimi që të hetohet. Nga ky operacion kriminal rrezikohet jeta e mjekëve dhe për rrjedhojë rrezikohet jeta e qytetarëve. Qeveria të lërë propagandën, por të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur mjekët dhe infermierët”, u shpreh Bardhi.

Ai denoncoi se janë 1 milion e 200 mijë kuti me maska të tilla dhe tha se është përgjegjësi ligjore e Prokurorisë së Përgjithshme që të të urdhërojë pa asnjë vonesë prokuroritë e rretheve dhe të sekuestrojë të gjitha “mbetjet spitalore” që iu janë vendosur mjekëve në dispozicion.

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara