Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

Qeveria shqiptare ka vendosur të zbatojë një plan ndihme financiare për të përballuar pasojat e COVID-19.

 

Kryeministri Edi Rama në një mesazh para kombit tha se ky është një plan A me 7 pika, duke shtuar se në varësi të situatës ka dhe një plan B e një C. Rama shtoi se nëse arrin puna për plan D kjo do të ishte fatale për Shqipërinë.

 

  • Për personelin që përballet me luftën ndaj koronavirusit dhe për pajisje të nevojshme jepen 2.5 miliardë lekë.

 

  • Për kompanitë që kanë vështirësi për pagat e punonjësve, 10 miliardë lekë.

 

  • Për biznesin e vogël me xhiro 2 deri 14 milionë lekë, tatim fitimi për 6 mujorin e dytë të 2020, riskedulohet.

 

  • Për ushtrinë jepen 2 miliardë lekë për veprime humanitare.

 

  • Për qeverinë jepen 1 miliard lekë për nevoja urgjente.

 

  • Fshirje e kamatave për faturat e energjisë elektrike.

 

Rama: Plani me shtatë pika

 

  1. Së pari 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

 

  1. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

 

  1. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë, për biznesin dhe papunësinë

 

  1. 2 mld lekë për ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanitar

 

  1. 1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë

 

  1. Fshihen përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt 15 mld lekë, do të përfitojnë 211024 abonetë.

 

  1. Riskedulim tatim fitimi për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë. Shtyhet dorëzimi i bilanceve për 1 qershor të këtij viti online ose drejtpërdrejt nga QKB.

 

Rama: Kemi një plan ‘A’ për të dobëtit, uroj mos shkojmë te ‘D’-ja

“Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë, prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se çfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo çudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit”.Plani i pritshëmPlani financiar për përballimin e COVID-19 nuk mund të jetë një plan për t’i kënaqur të gjithë sot dhe për t’i lënë me gisht në gojë nesër”, tha Rama.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara