Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Kriza nëpër të cilën po kalon bota me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19, po reflektohet negativisht edhe në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe shëndetin mendor të qytetarëve. Frika nga infektimet, por edhe frika nga transmetimi i sëmundjes te të afërmit, kufizimi i kontakteve sociale, izolimi dhe shqetësimet për gjendjen ekonomiko-sociale, sipas ekspertëve, janë disa nga faktorët që mund të dëmtojnë shëndetin mendor.

 

Profesori i shkencave sociale në Universitetin e Evropës Juglindore, Ali Pajaziti, thotë se koronavirusi do të ketë pasoja në përditshmërinë e njerëzve, pasi siç thotë, i ka bërë ata sikur jetojnë në një spital global me psikologjinë e traumës, të sëmundjes e të patologjive të ndryshme, duke ndjerë stres e turbulenca mentale.

 

“Virusi ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës dhe kjo shkakton pasoja të cilat mund të jenë të hëpërhëshme dhe afatgjata. Të jetuarit brenda katër mureve nuk është gjendje e natyrshme për qenien njerëzore, e cila ka nevojë të dalë jashtë, të komunikojë me njerëzit e tjerë, me natyrën dhe të lëvizë. Dimension tjetër është edhe ai raporteve brenda familjare, por edhe problemet ekonomike të cilat tani janë edhe më të dukshme në krahasim me ditët e para të shfaqjes së virusit te ne”, thotë Pajaziti.

 

Profesori i neuropsikiatrisë, Metodij Çepreganov, thotë se frika akute dhe paniku kanë pasoja të mëdha për trupin e njeriut, por sipas tij, kjo varet edhe nga profili psikologjik i njerëzve. Ai thotë se virusi do të jetë pjesë e jona dhe se duhet të mësohemi me këtë realitet, por pa frikë dhe panik.

 

“Kjo aspak nuk duhet të shihet si depresive apo kapitulluese. Duhet ta kuptojmë punën, të jemi serioz, të jemi përgjegjës, të vetdisiplinuar, të mësojmë si të jetojmë, të presim ilaçet dhe vaksinat, që jeta të vazhdojë sa më normale”, tha Çepreganov.

 

Edhe drejtori i Klinikës Psikiatrike në Shkup, Stojan Bajraktarov, thotë se pandemia do të jetë një sfidë për shëndetin mendor dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi të përgatitur.

 

“Sikur edhe gjatë krizave tjera që kemi kaluar, edhe tani priten pasoja, që mund të reflektohen edhe në shëndetin mendor. Padyshim se do të kemi krizë ekonomike gjatë të cilës qytetarët do të kenë vështirësi dhe sfida, por ajo që mund të bëjmë të gjithë është që të jemi të përgatitur. Por, përveç pasojave negative nga kjo krizë do të kemi edhe të mira. Pasojat pozitive mund të jenë si përmirësimi i moralit të përgjithshëm të popullatës, të kemi ngritje të nivelit të përgjegjësisë dhe sjelljes. Pra, e gjithë kjo do të jetë një mësim për të gjithë ne, dhe kjo do të ishte një përgatitje e mirë psikologjike për sfidat që do t’i kemi edhe në të ardhmen”, thotë Bajraktarov.

 

Klinika Psikiatrike në Shkup kohë më parë ka hapur edhe një linjë telefonike për ndihmë psikologjike qytetarëve dhe grupeve të rrezikuara nga koronavirusi. Drejtori i Klinikës, Stojan Bajraktarov, thotë se grupe të caktuara të qytetarëve kanë probleme të ndryshme; fëmijët dhe adoleshentët kanë probleme për të pranuar sfidën aktuale, qytetarët e moshuar se si të merren me izolimin, ndërsa nevojë për këshilla kanë edhe familjet që kanë persona me sëmundje të veçanta apo aftësi të kufizuara. rel

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara