Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Një gjykatë e Parisit shpalli fajtor të hënën ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe shfrytëzim të postit dhe e dënoi atë me një vit burgim dhe dy vjet me kusht.

 

Politikani 66-vjeçar, i cili ishte president nga viti 2007 në 2012, u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjykatës i lartë në vitin 2014 në lidhje me një veprim ligjor në të cilin ai ishte i përfshirë.

 

Gjykata tha se zoti Sarkozy ka të drejtë të kërkojë ta kryejë dënimin në shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik.

 

Është hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president dënohet për korrupsion.

 

Të pandehurit e tjerë me zotin Sarkozy – avokati dhe miku i tij i vjetër Thierry Herzog, 65 vjeç dhe gjyqtari tani në pension Gilbert Azibert, 74 vjeç – u gjetën gjithashtu fajtorë dhe morën të njëjtin dënim si politikani.

 

Gjykata vendosi se zoti Sarkozy dhe të bashkëpunëtorët e tij nënshkruan një “pakt korrupsioni”, bazuar në “prova të qëndrueshme dhe serioze”.

 

Gjykata tha se faktet ishin “veçanërisht serioze” duke qenë se ato ishin kryer nga një ish president i cili përdori pozitën e tij për të ndihmuar një gjykatës që i kishte shërbyer interesit të tij personal. Përveç kësaj, si avokat me profesion, ai ishte “plotësisht i informuar” se po kryente një veprim të paligjshëm, tha gjykata.

 

Sarkozy mohoi me forcë të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua në fund të vitit të kaluar.

 

Gjyqi u përqendrua në bisedat telefonike që ishin zhvilluar në shkurt të vitit 2014.

 

Në atë kohë, prokurorët kishin filluar një hetim mbi financimin e fushatës presidenciale të vitit 2007. Gjatë hetimit ata zbuluan rastësisht se zotërinjtë Sarkozy dhe Herzog po komunikonin përmes celularëve sekretë të regjistruar me pseudonimin “Paul Bismuth”.

 

Bisedat e përgjuara në këto telefona bënë që prokurorët të dyshonin se Sarkozy dhe Herzog i kishin premtuar gjykatësit Azibert një punë në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një çështje tjetër ligjore, e njohur me emrin e gruas më të pasur të Francës, trashëgimtares së firmës L’Oreal, Liliane Bettencourt.

 

Në një nga këto telefonata me zotin Herzog, Sarkozy tha për gjykatësin Azibert: “Unë do ta lëvizë lart … Unë do ta ndihmoj”.

 

Në një tjetër bisedë, Herzog e kujton Sarkozy-n të “thoshte një fjalë” për gjykatësit Azibert gjatë një udhëtimi në Monako.

 

Procedurat ligjore kundër zotit Sarkozy, lidhur me çështjen Bettencourt u pezulluan. Azibert nuk e fitoi kurrë punën në Monako.

 

Prokurorët megjithatë arritën në përfundimin, se “premtimi i shprehur qartë” përbën në vetvete një vepër korrupsioni sipas ligjit francez, edhe nëse premtimi nuk është përmbushur.

 

Sarkozy mohoi me forcë të kishte ndonjë qëllim të keq.

 

Ai i tha gjykatës se jeta e tij politike kishte të bënte me “dhënien pak ndihmë“ për njerëzit.

 

Sarkozy u tërhoq nga politika aktive pasi nuk arriti të zgjidhej si kandidati presidencial i partisë së tij konservatore për zgjedhjet e Francës në viitn 2017, të fituar nga Emmanuel Macron.

 

Ai mbetet megjithatë shumë popullor mes votuesve të djathtë dhe luan një rol të madh prapa skenave, përfshirë mbajtjen e një marrëdhënie me Macronin, të cilin ai thuhet se e këshillon për tema të caktuara. Kujtimet e tij të botuara vitin e kaluar “Koha e Stuhive”, ishte një prej librave më të shitur për javë të tëra.

 

Sarkozy do të përballet me një gjyq tjetër më vonë këtë muaj së bashku me 13 persona të tjerë nën akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në 2012.

 

Partia e tij konservatore dyshohet se ka shpenzuar 42.8 milionë euro, pothuajse dyfishi i maksimumit të lejuar, për të financuar fushatën, e cila përfundoi me fitore për rivalin socialist Francois Hollande.

 

Në një hetim tjetër të hapur në vitin 2013, Sarkozy akuzohet se ka marrë miliona nga diktatori i atëhershëm libian Moammar Gadhafi për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij në 2007.

 

 

Ish-presidenti francez vizitioi Shqipërinë në qershor të 2019-ës ku bashkëshortja e tij Carla Bruni mbajti një koncert në Butrint.

 

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara