Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

 

Me propozim të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për t’u anëtarësuar në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Evropës “EURIMAGES” për filmbërësit.

 

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe unë si ministre kemi marrë hapat e duhur dhe të nevojshëm për Anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës EURIMAGES. Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore për të arritur deri te Nisma për Anëtarësim, që ishte edhe pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje”, ka thënë ministrja Dumoshi.

 

“Me anëtarësimin e Kosovës në Fondin e Këshillit të Evropës EURIMAGES, vendi ynë do të përfitojë shumë në aspektin kulturor. Projektet tona filmike do ta kenë mundësinë e marrjes së fondeve të shumta si dhe do të rritet bashkëprodhimi filmik me vendet e Bashkimit Evropian”, ka theksuar ajo.

 

“Në të njëjtën kohë anëtarësimi ynë në këtë Fond do t’i kontribuojë shumë bashkëpunimit të kinemave tona që në të ardhmen të jenë anëtare të rrjeteve të kinemave të Bashkimit Evropian”.

 

Sipas Dumoshit, do të rritet shumë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave kulturore e me theks të veçantë kinematografisë kosovare, që të krijojë ura të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e prodhimit të filmit kosovar. RTK

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara