Albanian Profile
Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

 

Kostandin Kristoforidhi ka lindur në Elbasan në vitin 1827. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Gjatë viteve 1847-1850 Kristoforidhi i mësoi gjuhën shqipe albanologut Hahn, i cili ishte konsull i Austrisë në Janinë. Vite më vonë Hahni me ndihmën e Kristoforidhit zbuloi shkrimet e Dhaskal Todrit. Në bashkëpunim me Hahnin, ai botoi më 1854 në Vjenë veprën “Studime shqiptare” (Albanische Studien). Më pas Kostandini studioi në kolegjin protestant të Maltës.

 

Në vitin 1869 përktheu, me porosi të Shoqatës Biblike Britanike, Dhiatën e Re në dialektin gegë dhe më 1897 e botoi atë në Stamboll sipas dialektit toskë. Kristoforidhi përktheu edhe disa nga librat e Dhiatës së Vjetër.

 

Në vitin 1872 botoi Psalltirin dhenë vitet 1880-1884 botoi “Të bërët”, “Të dalët”, “Nomi i dytë”, “Fjalë të Urta” dhe “Isaia” në toskërisht. Përkthimet e Kristoforidhit dallohen nga pastërtia dhe saktësia e përdorimit të gjuhës shqipe.

 

Kristoforidhi provoi në teori dhe në praktikë bashkësinë dhe njësinë e gjuhës shqipe në dy trajta shekullore dialektike, gegërisht dhe toskërisht dhe njësinë e kombit shqiptar.

 

Veprat shkencore shumë të rëndësishme për gjuhën shqipë janë “Gramatika” (1882) dhe “Fjalori i Gjuhës shqipe”, i cili mundi ta shohë dritën e botimit në vitin 1904 në Athinë. Të gjitha përkthimet e tij shquhen nga pastërtia dhe përdorimi i shkëlqyer i gjuhës shqipe.

 

Kostandin Kristoforidhi vdiq më 24 shkurt 1895 në qytetin e lindjes në Elbasan.

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara