Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

KQZ u ka bërë thirrje partive që të mos nisin fushatën zgjedhore para kohës ligjore të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Komisioni, me anë të një njoftimi ka deklaruar se fushata duhet filluar vetëm më 25 mars dhe asnjë ditë para saj. Në këtë komunikatë theksohet se “Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

 

Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.

 

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Ndërkaq, KQZ u kërkon krerëve të bashkive të respektojnë detyrimet ligjore në përgatitjen e ambientit të përshtatshëm.

 

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me afrimin e fushatës zgjedhore u bën thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor. Kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionin e ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike. KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cenohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, theksohet në komunikatën për shtyp.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara