Albanian Profile
Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Ditën e sotme, 20 tetor 2020, me rastin e 120 vjetorit të kalimit nga jeta e Naim Frashërit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Muzeu Historik Kombëtar, organizuan veprimtari përkujtimore, në kuadër të “Vitit të Naimit”.

 

 

Veprimtaritë u zhvilluan fillimisht në Muzeun Historik Kombëtar për të kulmuar më pas në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selinë e Shenjtë me pjesmarrjen e klerikëve, përfaqësuesve të feve dhe përfaqësuesve të ambasadave të akredituara në Shqipëri, personaliteteve të letrave shqipe, miq të Naimit dhe të Selisë së Shenjtë Bektashiane, disa nga të cilët mbajtën edhe kumtesat e rastit.

 

 

 

 

Fjala e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj:

 

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

 

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

Të nderuar vëllezër të mijë, klerikë, përfaqësues të feve në Shqipëri!

 

Të nderuar përfaqësues të ambasadave të akredituara në Shqipëri!

 

Shumë të nderuar personalitete të letrave shqipe, miq të Naimit dhe të Selisë së Shenjtë Bektashiane!

 

Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju  falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë event dhe dua t’ju uroj e bekoj, ju dhe familjet tuaja: “Paçi kurdoherë pranë ndihmën e Zotit, të dymbëdhjetë imamëve, të Pirit tonë, Haxhi Bektash Veliut! Drita e tyre na ndriçoftë rrugën tonë!

 

Siç mund të jeni në dijeni, këtë vit, shpallëm Vitin e Naimit të madh, jo thjeshtë për ta kujtuar atë, por për të hedhur dritë akoma më shumë rreth jetës dhe veprës së tij të madhe, të bindur se këto kohë kanë qenë të lidhura ngushtë me fatet e kombit tonë. Sepse mendoj se përpara se të ishte poet i madh, ai ishte shqiptar i madh. Ishte thjeshtë shqiptar jo vetëm nga gjeneza familjare, por nga dashuria që përcillte për viset amtare, ndonëse jeta e tij në pjesën më të madhe , kaloi në dhera të huaj.

 

Brezat e shqiptarëve, qysh në fund të shekullit të 19-të, të 20-të dhe të këtij mileniumi që po jetojmë, kanë mësuar dhe janë lëvduar me vargjet e fuqishëm:

 

Ti Shqipëri më jep Nderë,

Më jep emrin shqipëtar…

 

Dhe nëse në shekujt e kaluar këta vargje mbajtën gjallë krenarinë e ligjshme të prejardhjes sonë biologjike, frymëzuan identitetin tonë kombëtar, në kushtet e sotme ato tingëllojnë aspak të vjetruara, të dalë kohe. Mi qindra mijëra shqiptarë të sotëm, të atyre që jetojnë e punojnë në dyert e Europës, të atyre që japin kontributin në këtë Shqipëri që kemi sot, i përsërisin ende me shpresë këto vargje, të bindur se mëmëdheu i tyre, nuk do të fyhet pafund, nuk do të jetë delja e zezë e qytetërimit, nuk do të jetë varfanjakja e Europës. Përkundrazi, ne kemi shpresë që me ndihmën e të Madhit Zot dhe me vullnetin tonë, të ecim përpara, duke e përmendur me respektin më të thellë emrin e Shqipërisë.

 

Motra dhe vëllezër!

 

Naimi ynë ka qenë dhe padyshim mbetet një bektashi i ndritur. Ai ka parë tek ky tarikat i Islamit, devocionin e thellë ndaj Krijuesit, frymën e tij atdhetare dhe sidomos shenjtërinë për t’u bashkuar të gjithë në të mirë të kombit. Ndër të parët mendimtarë të Rilindjes tonë Kombëtare, duke parë tolerancën bektashiane, ai bëri thirrje që këtij besimi t’i jepej vendi i merituar në jetën e krejt shqiptarëve.

Jo pa qëllim, ne menduar të sjellim në këtë auditor të nderuar, idetë e disa poetëve dhe njerëzve të shquar të letrave të sotme shqipe, të cilat do të shpalosin universin letrar të Naim Frashërit dhe në mënyrë të veçantë qasjet e tij në rrafsh të bektashizmit.

Ju faleminderit të nderuar studiues për punën tuaj hulumtuese!

Zoti qoftë i kënaqur me atë, çfarë ne po bëjmë për Naim Frashërin!

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Amin!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara