Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Recep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit.

Megjithëse Greqia e ka forcuar mbrojtjen e saj kufitare me Turqinë, në Greqi shkojnë gjithnjë e më shumë refugjatë. Nga ana tjetër, situata në kufirin bullgaro-turk është e qetë. Deri tani nuk ka pasur hyrje të paligjshme.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu shkroi në Twitter se deri të dielën në mëngjes 78.358 refugjatë ishin nisur për në Edirne në Turqi. Provinca në Turqinë veriperëndimore kufizohet me vendet e BE Greqi dhe Bullgari.
Situata mbetet e tensionuar edhe në Egje. Vetëm në ishullin Lesbos, deri të dielën në mëngjes arritën 300 migrantë, njoftojnë mediat greke, duke cituar rojet bregdetare.

Frontex dërgon përforcime

Për shkak të situatës së vështirë, autoriteti i kontrollit kufitar Frontex do të dërgojë përforcime në Greqi. Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte vendosur dërgimi i punonjësve dhe pajisjeve shtesë. Niveli i alarmit për të gjithë kufijtë e BE me Turqinë është ngritur në “i lartë”. Presidentija e Komisionit të BE Ursula von der Leyen e siguroi Greqinë dhe Bullgarinë për mbështetje.
Feedback geben

Takim me Erdoganin

Kryeministri bullgar Boiko Borisov planifikon të takohet të hënën me Presidentin turk Recep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit. Nuk dihet saktësisht se ku do të zhvillohet takimi.
Erdogan pati njoftuar më parë se do të lejoheshin të kalonin kufijtë refugjatët me drejtim BE, duke argumentuar se BE nuk i përmbahet marrëveshjes së refugjatëve të lidhur në mars 2016.

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara