Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

 

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.

 

Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar ushqen për Popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftës së dytë Botërore, kur shqiptaret i hapen dyert popullit te perndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman dhe i mbrojen ata dhe me jeten e tyre.

 

Nga ana e tij Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendier, duke shprehur mirënjohje për popullin tonë, tha se kjo miqësi do të vazhdojë se të dy popujt tanë që vuajtën prej fashizmit sot inspirojnë në Bashkimin Europian .

 

Lideri Botëror Dede Edmond Brahimaj e njohu Ambasadorin Gendiler me situatën e pandemisë, punën që po bëhet nga Shteti Shqiptar për parandalimin e Covid-19, ndihmën që disa vende kanë ofruar me vaksinat.

 

Duke gjendur këtë situatë delikate e me një sasi të vogël vaksinash, Kryegjyshi tha se ndihma e disa vendeve dhe në veçanti e Shtetit mik të Izraelit mund të kontribuojë në ndalimin e përhapjes së virusit Sars Cov2.

 

Kryegjyshi Botëror, bashkëbisedoi me ambasadorin izraelit lidhur me disa projekte me karakter Ekonomik, kulturor e social që janë të realizueshme dhe me asetet e kryegjyshatës botërore bektashiane që ndihmojnë më tej për zhvillimin ekonomik kulturor të dy vendeve, besimeve të përbashkëta.

 

Së shpejti Vizita dhe takimi i Kryegjyshit Boteror në Izrael me Rabinin do të forcojë më shumë lidhjet e miqësisë midis dy popujve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

​Papa me shtet që nga viti 1929

Qyteti i Vatikanit më 7 qershor të vitit 1929, bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës.   Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh.   Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i […]

Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, pret ambasadorin Gendler: Izraeli mund ta ndihmojë Shqipërinë me vaksina kundër Covid!

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.   Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar […]

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara