Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku diskutoi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

 

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të vazhdojnë me mbledhje të përbashkëta për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre.

 

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, e vizitoi sot zyrtarisht Tiranën vetëm dy ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Prishtinën me një seri të gjatë takimesh.

 

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare jashtë Kosovës si kryeministër.

 

Shqipëria dhe Kosova janë marrë vesh për mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe autoriteteve vendore për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre.

 

Kryeministri Hoti përmendi 3 projekte, që i quajti strategjike e madhore: një doganë të Kosovës në Durrës, një hidrocentral në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe një hekurudhë Tiranë – Prishtinë.

 

“Duke konsideruar edhe ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji elektrike Kosovën. Është edhe projekti i madh për të lidhur dy kryeqytetet tona me hekurudhë. Ky është një projekt që e kemi ideuar moti, tani duhet të punojmë konkretisht për studimin e fizibilitetit de unë besoj se në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden edhe fondet konkrete për të filluar realizimin e këtij projekti” – tha Hoti.

 

Të dy kryeministrat thanë në një konferencë të përbashkët se do të vënë në lëvizje disa marrëveshje kyçe dypalëshe të mbetura pezull, ndërkohë që disa të tjera po zbatohen.

 

Krahas mundësimit të një dogane të Kosovës në Durrës dhe të një shengeni ballkanik për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe ekonomisë, kryeministri Edi Rama tha se foli me Hotin edhe për njëjtësimin e dokumentave tregtare për mallrat, që qarkullojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

“Kemi folur për njësim e shumëherëfolur të dokumentacionit lidhur me mallrat, që eksportohen apo importohen mes të dy vendeve, ku është e pamundur të flasim për efikasitet të plotë nëse nuk arrijmë që të dyja palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njësuar” – tha Rama.

 

Qeveritarët e të dy vendeve takohen vazhdimisht midis tyre për të diskutuar bashkëpunimin mbi kapacitetet ende të pashfrytëzuara ekonomike, që kanë Shqipëria dhe Kosova, në prodhime ekonomike dhe shkëmbime tregtare.

 

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/278748789879274/

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara