Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

“Pavarësisht këtyre kohërave të jashtëzakonshme, ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të vazhduar punën tonë”, tha sot ambasadori Igli Hasani, kryetar i Këshillit të Përhershëm, teksa kryesoi Këshillin e parë për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në internet.

 

Për herë të parë në historinë e tij, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së u mblodh sot online. Në përputhje me masat dhe kufizimet e paraqitura nga OSBE dhe autoritetet austriake pritëse në kuadër të pandemisë COVID-19, delegacionet e 57 shteteve pjesëmarrëse dhe 11 Partnerë për Bashkëpunim mbajtën takimin e tyre të parë përmes videokonferencës.

 

“Këshilli i Përhershëm është thelbësor për të ruajtur dialogun politik midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe për të udhëhequr punën e rëndësishme të përditshme të Organizatës sonë në Vjenë dhe në të gjithë rajonin tonë. Për këtë arsye Kryesia shqiptare ka dyfishuar përpjekjet e saj për të bashkuar të gjitha shtetet pjesëmarrëse, partnerët dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së në mënyrë që kjo Organizatë të mund të vazhdojë punën e saj në mënyrë efektive, duke çuar para  objektivat e saj të përbashkëta”, tha Hasani.

 

Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger falënderoi kryetarin e Këshillit të Përhershëm, ambasadorin shqiptar Hasani dhe shtetet pjesëmarrëse për takimin e sotëm të rëndësishëm. Ai vlerësoi veçanërisht ekipin e shërbimeve të TIK  dhe të konferencës që bënë të mundur këtë sesion online. Në këtë kuadër “personeli ynë në të gjithë rajonin e OSBE-së vazhdon të punojë së bashku për të përmbushur mandatet e tyre duke i garantuar sigurinë stafit tonë”.

 

Diskutimi i sotëm u përqendrua në raportet periodike nga shefi i Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë, ambasadori Halit Çevik, dhe Përfaqësuesi Special i kryetarit të OSBE-së në Ukrainë dhe Grupit të Kontaktit Trilateral, ambasadori Heidi Grau.

 

Ambasadori Hasani i kujtoi Këshillit të Përhershëm vdekjen tragjike të Joseph Stone, mjekut të Ekipit Special të Monitorimit (SMM), më 23 prill 2017. “Kjo është një kujtesë e trishtuar dhe e ashpër e kërcënimeve me të cilat (SMM) dhe civilë të tjerë vazhdojnë të përballen në Ukrainën Lindore”, tha ai. ATSH

 

23 prill 2020

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara