Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

Mesazhi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu mbi gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi, rëndësinë e zbatimit të masave parandaluese të ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe një lutje për të gjithë ata që janë prekur apo kanë ndërruar jetë nga COVD-19.

 

Mesazhi i plotë

 

Me emrin e Allahut, Mëshruesit, Mëshirëbërësit

 

Të nderuar vëllezër dhe motra, ashtu si e gjithë bota, edhe vendi ynë, është duke kaluar një sprovë ditët e fundit për shkak të virusit COVID-19!

 

Të gjithë e dimë se sprovat kërkojnë durim! Durimi është cilësi e besimit tonë! Më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre.

 

Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. Në këto ditë, përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.

 

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë dhe ne jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës si një amanet i dhënë nga Zoti.

 

Ky virus nuk përhapet vetvetiu, por jemi ne që e përhapim me kontaktet që kemi me njëri-tjetrin në rrugë apo në ambiente të ndryshme.

 

Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta parandaluar, sipas ekspertëve të mjekësisë është qëndrimi në shtëpi, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, me shpresë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

 

Natyrisht kjo situatë e jashtëzakonshme ka nevojë edhe për një solidarizim të jashtëzakonshëm me të gjithë njerëzit në nevojë, duke filluar nga njerëzit tanë më të afërm, komshinjtë dhe më gjerë.

 

Ta shprehim dashurinë për prindërit tanë dhe të afërmit e moshuar, duke u shërbyer atyre dhe duke u plotësuar të gjitha nevojat pa patur nevojë që të dalin nga banesat e tyre.

 

Duke falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në frontin e parë të kësaj beteje për punën dhe sakrificën e tyre, lusim Zotin për shërim sa më të shpejtë për gjithë të sëmurët!

 

E lusim Zotin të na bëjë solidarë dhe të dashur me njëri-tjetrin në këto ditë!

 

E lusim Zotin që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

 

21 mars 2020

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara