Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

 

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë.

 

Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti.

 

Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga kufizimet e pandemisë dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Vitin e kaluar ekonomia e Kubës u tkurr për 11%. Kjo shifër shënon rënien më të keqe në pothuajse tre dekada.

 

Banorët e Kubës po përballen me mungesë të produkteve bazë, transmeton BBC.

 

Pas rreth 60 vjetësh armiqësi, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba relaksuan raportet më 2015 pasi presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama dhe lideri i Kubës, Raul Castro ranë dakord të normalizonin marrëdhëniet, duke lejuar qytetarët e SHBA-së të vizitonin ishullin dhe të fuqizonin bizneset lokale.

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara