Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Komisioni Evropian propozoi një ditë më parë një sistem të përbashkët lëvizjeje për vendet anëtare të BE, për të koordinuar kontrollet kufitare dhe për të korrigjuar ato pjesë të kufizimeve që kanë shkaktuar konfuzion tek udhëtarët në të gjithë Evropën.

Udhëtarët janë përballur me radhë të gjata në kufi apo me kushte të ndryshme udhëtimi. Propozimet duhet të aprovohen nga 27 vendet  anëtarë të BE-së

“Së pari ne po propozojmë një kod të përbashkët ngjyrash. Qytetarët duhet të jenë të qartë të identifikojnë zonat me rrezik në të gjithë Evropën. Agjencia jonë do të përditësojë çdo javë hartën bazuar në informacionin që vjen nga qeveritë në varësi të situatës epidemiologjike. Rekomandojmë qeveritë të përdorin testimet ose karantinën.

Testimi duhet të jetë opsioni më i mirë për të lehtësuar udhëtimin njerëzve, dhe rregullat për zona të ndryshme duhet të jenë të pagabueshme”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Sipas propozimit, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) do të formulojë një hartë javore me çdo rajon ose vend me ngjyrë të gjelbër, portokalli ose të kuqe.

Komisioni këshillon që të mos vendosen kufizime për udhëtarët nga zonat e gjelbra ose portokalli, megjithëse mund t’u rekomandohet të kenë një test COVID-19.

Kufizimet do të ishin të përshtatshme për ata që vijnë nga zonat e kuqe dhe masat duhet të jenë të njëjta për të gjitha zonat e kuqe, qoftë brenda apo jashtë vendit.

Kodimi i ngjyrave bazohet në dy kritere: pa kufizime për njerëzit nga zonat me 50 ose më pak infeksione COVID-19 për 100.000 njerëz në 14 ditë, ose ku përqindja e testeve pozitive është nën 3%.

Zonat e kuqe tregojnë rajone me mbi 150 raste për 100.000 ose nëse të paktën 3% e testeve COVID-19 janë pozitive, raporton euronews.

Vendet e BE, shumica e të cilave mbyllën kufijtë kombëtarë kur nisi pandemia, filluan lehtësimin e kufizimeve në qershor.

Por disa shtete kanë nisur të veprojnë në mënyrë të njëanshme.

Të martën, Hungaria bllokoi kufijtë e saj, ndërsa përjashtoi vizitorët nga tre shtetet fqinje, një veprim i cilësuar nga Komisioni si diskriminues dhe i paligjshëm.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara