Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

Nëse jeni në karantinë prej coronavirusit, mund të jeni në kërkim të mënyrave të reja sesi të argëtoheni.

Presidenti francez këshilloi të lexoni libra, po si mund të veproni kur t’ua ketë ënda për evente kulturore përtej katër mureve të shtëpisë?

Nuk ka arsye për t’u trembur, ka një botë arti, historie dhe muzikë ku mund të qaseni përmes internetin.

Më poshtë keni një përzgjedhje të muzeve europianë dhe koncerteve që mund t’i ndiqni nga shtëpia juaj.

 

Muzetë dhe galeritë e arteve

Muzetë në mbarë botën janë mbyllur që të shmangin përhapjen e virusit, por faqet e tyre zyrtare janë ende të hapura. Në vend që t’i vizitoni ato fizikisht, pse të mos shihni disa prej tyre online?

Dhjetëra muze me famë botërore ofrojnë shërbimin e turit virtual. Mund të admironi Mona Lizën apo të zbuloni thesaret e muzeut te Vatikanit nga divani juaj, në çdo kohë dhe pa radhë të gjata turistësh!

Galeria e Brerës, Milano

Kjo galeri ka një nga koleksionet më të mëdha të pikturave italiane në Itali, duke përfshirë kryeveprat e Rafaelos, Karavaxhos dhe Modiljanit.

Galeria e Arteve Ufizzi në Firence

Admironi detajet e Pranverës së Botiçelit, ecni në hapat e perandorit Romak Trajan përmes skulpturave që datojnë që nga koha e perandorisë së tij, apo bëni një xhiro virtuale në të shkuarën teksa vizitoni Dhomën e Saturnit, me afreske dhe fotografi të galerisë nga shek. XVI i erës sonë.

Muzeu i Vatikanit në Romë

Nga Egjipti në stilet e artit etrusk e deri tek artet bashkëkohore, ky muze ka disa muze të tjerë brenda tij! Mund të shpenzoni ditë të tëra duke mësuar për koleksionet e tyre.

Muzeu Arkeologjik i Athinës

A preferoni më tepër Zeusin sesa të Jupiterin? Atëherë, muzeu arkeologjik i Athinës është për ju: nga vazot dhe qeramikat, tek veprat e gdhendura dhe skulpturat, për t’ju bërë të ndiheni sikur jeni në majën e Malit të Olimpit, vetëm disa klikime larg.

Prado i Madridit

Si të lexosh Biblën, por përmes paneleve, kanavacave dhe afreskeve madhështore nga koha e Mesjetës, në vend të librit.

Muzeu i Luvrit, Paris

Mund të bëheni pjesë e një turi virtual në dhomat më të famshme, falë një opsioni në faqen e tyre zyrtare. Mona Liza nuk është thesari i vetëm, në këtë muze ka vepra arti për të gjithë, nga mumiet, tek Venera e Milos dhe pikturat e shek. XIX.

Muzeu Britanik i Londrës

Nga India në Kinë e më pas në Amerikë, në Muzeun Britanik ka vepra arti nga e gjithë bota. Seksioni i galerive virtuale në faqen e tyre të internetit ofron pamje të cilësisë së lartë të veprave të artit si dhe informacione të shumta për secilën nga dhomat, artistët dhe koleksionet.

Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut

“Grumbulli digjital” i Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut ka një përzgjedhje videosh, artikujsh e informacionesh mbi pikturat dhe praktikat e artit dhe ofron aktivitete familjare e katalogë të shkarkueshëm. Përveç këtyre, ju mund të endeni në dhomat e muzeut përmes realitetit virtual.

Galeria Kombëtare e Arteve të Uashingtonit

Përveç informacioneve të detajuara mbi koleksionet dhe ekspozitat, faqja zyrtare e muzeut ka një sërë mundësish kursesh online, regjistrime në formatin audio dhe video nga leksione artistësh dhe kuratorësh të ndryshëm, madje edhe lojëra për fëmijët në Ipad.

Arte dhe Kulturë nga Google

A keni dashur ndonjëherë të mësoni për detajet e mbresëlënëse të kryeveprave të Bruegelit, apo të ngjiteni në projektin e famshëm ndërkombëtar të arkitektes Zaha Hadid me një fushëpamje 360°, apo të shkoni brenda një stacioni hapësinor përmes realitet virtual? Google Arts and Culture ofron qindra ture e vizita virtuale në pamje 360° të veprave më të famshme të artit, ndërtesave, muzeve, etj.

BONUS 

A ju pëlqejnë më shumë operat sesa artet pamore? Pas mbylljes së sallave të koncerteve dhe operave  në mbarë Europën, ato vendosën që të çelin dyert e tyre digjitale për fansat e tyre.

Opera e Vienës

Falstaff, Peer Gynt, Romeo dhe Zhuljeta, Toska… të gjitha këto do të transmetohen çdo ditë të javës.

Salla e Koncerteve Malmo Live

Nga Moxarti dhe Mendelssohni tek Viti i Ri i Novruzit persian, Malmo Live ofron nj gamë të gjerë shfaqjesh muzikore falas.

Filarmonia e Berlinit

Filarmonia ka çelur dyert e hollit të koncerteve për këdo. Dëgjoni Beethoven në mbrëmje apo Simfoninë e Dytë të Mahlerit, ose zbuloni arkivin e filmave dhe koncerteve.

Opera e Shtetit të Bavarisë

Opera e Mynihut do të mbajë koncerte çdo të hënë për çdo javë deri më 13 prill, pa pagesë. Gjithashtu falas do të jenë edhe pjesë nga programi që nuk është shfaqur ende ku vlen të përmendet 7 Vdekjet e Maria Callas, nga artistja serbe me famë ndërkombëtare Marina Abramovic.  euronews

 

3 prill 2020

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara