Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

Viti 2020 nuk është një vit si të tjerët për ekonominë dhe tregjet financiare. Kursi i këmbimit nuk bën përjashtim. Historikisht, në muajt e verës leku ka regjistruar një tendencë mbiçmimi ndaj euros, e lidhur me ofertën më të madhe të monedhës europiane. Turizmi hyrës në rritje vit pas viti dhe kthimi i emigrantëve sillnin prurje të shtuara të euros, duke sjellë një rënie të përkohshme të kursit me lekun. Këtë vit, nuk duket të ketë shenja të një tendence të tillë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro gjatë muajit korrik është i stabilizuar pak sipër nivelit të 124 lekëve, me luhatje ditore minimale.

Megjithëse Shqipëria i ka hapur kufijt pa kufizime për shtetasit e huaj, situata e pandemisë së Covid-19 ka bërë që numri i turistëve të bjerë në përmasa drastike. Vitin e kaluar, në tre muajt e verës Shqipërinë e vizituan mbi 2.3 milionë shtetas të huaj. Për këtë vit statistikat e para ende nuk janë të disponueshme, por ata pak turistë të huaj që kanë frekuentuar Shqipërinë kanë ardhur kryesisht nga vendet fqinje dhe sidomos nga Kosova. Hyrjet e turistëve nga vendet e tjera janë tejet modeste, ndërsa në rrugë ajrore tashmë ato llogariten me numër të fluturimeve charter.

Ecuria e kursit të këmbimit duket gjithashtu një tregues i tërthortë domethënës se këtë vit flukset valutore hyrëse nga turizmi janë më të ulëta. Paralelisht, kursi besohet se po ndikohet edhe nga oferta e lartë e lekut në treg. Banka e Shqipërisë ka injektuar sasi të mëdha likuiditeti në treg, për të parandaluar goditje afatshkurtra të shkaktuara nga kriza e lidhur me epideminë. Statistikat tregojnë se baza monetare u rrit me 10% që nga fillimi i muajit mars. Edhe kjo ofertë e lartë e lekut në treg mund të jetë një faktor që frenon mbiçmimin e monedhës vendase në këtë periudhë, siç ka ndodhur historikisht

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara