Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vetëm me ministrat e tij dhe të pakicave, pa ministrat e LDK-së, mori vendim për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia. Por qeveria Kurti mund të rrëzohet brenda katër ditësh.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me një vendim të qeverisë mbrëmë vonë, hoqi tarifën 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kurse nga data 1 prill, tarifa 100% zëvendësohet me masa të reciprocitetit të plotë. Në një mbledhje të qeverisë të mbajtur në distancë dhe pa përfshirjen e partnerit të koalicionit LDK, kryeministri Kurti, shkroi se në facebook se “vendimi u mor me 10 vota për dhe dy abstenime në mbledhjen e qeverisë”. “Sonte, nga ora 24:00 (mesnata e ditës së premte) do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë.Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind”, shkroi Kurti në profilin e tij social. Asnjë reagim nuk ka deri tash nga Serbia.

 

Për SHBA vendimi i pamjaftueshëm

Këtë vendim Kurti e kishte paralajmëruar edhe më herët me 26 shkurt, por kishte thënë se po e kërkon edhe pajtimin e partnerit të koalicionit LDK-së. Kjo e fundit kërkonte heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë ashtu si po kërkon edhe SHBA. Mediet në Prishtinë shkruajnë se edhe pas vendimit të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë serbe, SHBA e konsideron të pamjaftueshëm këtë vendim, madje duke e cilësuar si një vendim të Kurtit për të blerë kohë. SHBA-të e përsëritën qëndrimin se tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet plotësisht, sepse ajo po dëmton ekonominë e Kosovës.

 

Vendimin për heqjen e tarifës vetëm për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e partisë së tij dhe të pakicave, e mori në kohën kur tashmë partneri i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ky mocion u bë pasi kryeministri Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu që vjen nga LDK pa konsultuar partnerin e koalicionit, dhe për shkak që sic thotë LDK, “Kurti ka rrezikuar në masë të madhe marrëdhëniet me SHBA-së”.

 

Reagime nga opozita

Nga ana tjetër ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit në nëntor të vitit 2018 e vendosi tarifën 100% për mallrat e Serbisë, e kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që vjen nga Serbia. “Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, shkroi në profilin e tij social Haradinaj, i cili vazhdon të këmbëngulë që tarifa ndaj mallrave të Serbisë duhet të mbetet 100%.

 

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) pjesë e shoqërsë civile, në një deklaratë për medie, thotë ta ketë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen të tarifës ndaj lëndës së parë nga Serbia. “Tarifa 100% është në kundërshtim të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes Stabilizim-Asocimit (MSA). Vendimi i sotëm siguron që Kosova të respektojë obligimet që burojnë nga procesi integrues, avancon bashkëpunimin rajonal dhe krijon mjedis të nevojshëm politik për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës§, thuhet në deklaratën për medie të EPIK.

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë qeveria më jetëshkurtër në historinë e pasluftës. Kjo për faktin që tashmë partneri i koalicionit në qeverinë Kurti LDK-së e ka dorëzuar në Parlament mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti. Mocionin e kanë mbështetur edhe tri partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK e Ramush Haradinajt dhe Nisma Social Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Sipas Kushtetutës së Kosovës kur një mocion mosbesimi për qeverinë dorëzohet në Kuvend, brenda dy deri në pesë ditë ai duhet votuar në Parlament. Mocioni i mosbesimit i inicuar nga LDK, u dorëzua në parlament ditën e premte datë (20.03) dhe mocioni duhet dalë për votim më së largu deri ditën e mërkurë, nëse në ndërkohë, nuk ka tërheqje të mocionit nga nismëtari në këtë rast të LDK-së. DW

 

21 mars 2020

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara