Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

 

Një nga politikat e reja ekonomike që po tenton të përdorë Shqipëria, është ajo e afrimit të shtetasve të huaj për të jetuar në vendin tonë. Një ligj i ri për “Të huajt” është depozituar nga Këshilli i Ministrave në Kuvendin e Shqipërisë, duke tentuar të ofrojë një mjedis lehtësues për marrjen e lejeve të qëndrimit për biznesmenët dhe pensionistët që do të vijnë të investojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

 

Ligji miraton në mënyrë të menjëhershme lejen për pensionistët që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë në vit, për sipërmarrësit që investojnë me hapjen e një biznesi dhe për blerësit e pasurive të patundshme në Shqipëri. Profesori i ekonomisë Arben Malaj, thotë Tv Klan se ky model ka gjetur sukses në vende me ekonomi të ngjashme me ne.

 

“Një pjesë e pronave marrin vlerë të tyre qoftë të vinë për të kaluar një pjesë të kohës së pensionit të tyre, qoftë për të ndenjur në mënyra më afatgjata. Dhënia vlerë e pronës qoftë individuale, qoftë konsumi që vjen prej tyre, nuk e rrezikon Shqipërinë, biles e bën më tërheqëse”.

 

Një tjetër politikë pozitive përkrahëse për ekonominë është edhe rregullimi i tregut të punës, ku përparësi për të hyrë në vendet e punës, duhet ta kenë fillimisht shqiptarët e më pas të huajit.

 

“Rendi, siguria e shërbimit shëndetësor publik, privat, sipas rregullave që janë sepse vijnë administratorë, vijnë familjarë. Grupe të caktuara kanë kërkesa specifika”.

 

Politikat e tërheqjes së të huajve në moshë pensioni për të jetuar janë aplikuar edhe në vende të tjera me ekonomi në zhvillim. Ky projektligj vjen në kohën kur në tremujorin e fundit 2020, shtesa natyrore e popullsisë shqiptare ishte negative, duke u shënuar më shumë vdekje se lindje.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara