Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Edhe pse Ever Given sërish mund të lëvizë, tregtia botërore do t’i ndjejë gjatë pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit. Zinxhirët e furnizimit janë stërngarkuar edhe për shkak të Coronës, thotë Henrik Böhme.

 

Ajo sërish po lëviz! Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, emrin e të cilës Ever Given tani e njeh mbarë bota, sërish mund të lëvizë. Kjo nuk do të thotë që trafiku është kthyer në normalitet në një prej rrugëve kryesore ujore për transportimin e mallrave. Por është një lajm i mirë për tregtinë botërore fakti që ky gjigand mund të mënjanohet dhe nuk ka nevojë të shkarkohen me qindra kontejnerë. Sepse çdo ditë shtesë e bllokimit kushton para të gatshme: Shoqata e sigurimeve Allianz vlerëson humbjet javore midis gjashtë dhe dhjetë miliardë dollarë.

 

Kjo nuk është për t’u habitur, kur dihet se 13 përqind e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore kalon nëpër këtë Kanal midis Detit të Kuq dhe Mesdheut. Kjo është rruga më e shkurtër detare për shkëmbimin e mallrave midis Azisë dhe Evropës. Por ai është – e këtë e kanë dëshmuar qartë ditët e fundit – si një vrimë gjilpëre me një kalueshmëri të kufizuar. Ndaj mjafton një stuhi rëre, e ndoshta edhe një kapiten jo tepër i kujdesshëm, që arteria e tregtisë botërore të bllokohet.

 

Problemi just-in-time

 

Dhe pikërisht si tani bllokohen të paktën 400 anije të tjera (të ngarkuara me mallra në vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh) në hyrje të Kanalit. E drejtuesve të anijeve u mbetet vetëm të shpresojnë se kanali do të zhbllokohet. Po çfarë duhet të bëhet nëse të gjitha anijet e vonuara mbërrijnë në të njëjtën kohë, apo just-in-time?  Pandemia Corona ka bërë të qartë edhe një gjë tjetër: Të gjitha gjërat janë qepur në kornizë, e kjo shumë shpejt mund të shqepet!

 

Që në fillim të pandemisë, kur Kina i mbylli fabrikat e saj dhe shpalli mbylljen e vendit, u pa në një moment se kontejnerët nga Kina nuk mbërrinin me kohë dhe mungonin pjesë të rëndësishme në linjat e prodhimit. Më vonë edhe Evropa i mbylli fabrikat e saj – për shembull, blerësit në ndërmarrje raportuan më pak kërkesë për pjesë elektronike në industrinë e automobilave. E kur fabrikat aziatike të çipave filluan përsëri të punojnë, prodhimi atje ndryshoi, sepse ndryshuan edhe kërkesat për miliona produkte. Por pas rifillimit të prodhimit të makinave, mungonin pjesë, si në Volkswagen, për shembull, i cili nuk ishte në gjendje t’i montojë 100.000 makina vitin e kaluar për shkak të mungesës së pjesëve. Pas djegies së një fabrike të çipave në Japoni u bë e qartë se problemet mund të zgjasin edhe më shumë.

 

Pengesat në furnizim

 

Pengesat në furnizim janë vërejtur kohët e fundit edhe në fusha të tjera të industrisë. Per shembull, në Gjermani ka tani mungesa të biçikletave. E kjo ka të bëjë me mungesën e mjeteve të transportit, sepse avionët prej një viti nuk janë duke fluturuar si më parë, e me këta avionë janë dërguar edhe shumë mallra.

 

Kriza e Coronës nuk do të thotë se ka ardhur fundi i globalizimit. Shpresa e atyre që thonë se me këtë krizë do të marrë fund edhe tregtia botërore nuk do të plotësohet. Por kjo nuk do të thotë se globalizmi po funksionon mirë. Përkundrazi: shumë gjëra duhet të bëhen më mirë, so për shembull respektimi i standardeve të duhura sociale në punë. Sipërmarrjet dhe kompanitë kaherë kanë filluar të bëjnë llogaritë, nëse është më mirë që të grumbullojnë pjesët e domosdoshme dhe të kenë rezerva. Sepse një gjë është e sigurt – bllokadat si kjo e Kanalit të Suezit do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe do të pengojnë rrjedhën e tregtisë botërore.

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara