Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike me mbi 6 % në vitin 2021. Kështu deklaroi kryeministri kinez Li Keqiang në raportin e punës të mbajtur të premten në ceremoninë e hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

 

Përveç ritmeve të rritjes ekonomike, qeveria ka caktuar objektiva të tjera, si krijimi i mbi 11 milionë vendeve të punës në qytete, kontrolli i rritjes së çmimeve të konsumit në nivelin rreth 3 %, ulja e harxhimit të energjisë për njësi të prodhimit të brendshëm me 3 % dhe mbajtja e vëllimit të prodhimit të drithërave në 650 miliardë kilogramë.

 

Sipas kreut të qeverisë kineze, caktimi i objektivit të rritjes prej më shumë se 6 % ka marrë parasysh efektet e rimëkëmbjes ekonomike, gjë që favorizon përkushtimin e forcave te reforma e risitë, në të mirë të realizimit të zhvillimit cilësor. Objektivat mbi rritjen ekonomike, punësimin dhe çmimin e mallrave pasqyrojnë kërkesat për të ruajtur funksionimin normal ekonomik, dhe ato mund të shërbejnë si pikë lidhëse me objektivat e ardhshëm dhe të favorizojnë zhvillimin e shëndetshëm e të vazhdueshëm. CRI

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara