Albanian Profile
Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike (liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes); nga tretja e ngadalshme ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve; nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milione vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike (mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj); per ujitje dhe per furnizimin e qendrave te banuara me uje.

 

Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike:

 

Liqeni i Shkodres

Eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit, me siperfaqe 368 km, nga te cilat 149 km perfshihen brenda kufijve te Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhet lumi i Moraces dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket (me thellesi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.

 

Liqeni i Ohrit

Eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja (363 km, nga te cilat 111 km perfshihen ne Republiken e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burimeve te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lumi i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka rendesi te madhe turistike.

 

Liqeni i Prespes

Perbehet nga Prespa e Madhe (285 km) dhe nga Prespa e Vogel (44 km2). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Republiken e Shqiperise perfshihen 49 km. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit.

Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m. dhe maksimalja 54 m. Ne kete liqen derdhen disa perrenj; prej tij uji del ne rruge nentokesore dhe perfundon ne liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem.

 

Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.

Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.

 

 

 

Më shumë

Energjia diellore, hyjnë në prodhim 6 parqe fotovoltaikë deri në 2MW, 1.5 milionë euro energji

Gjashtë kompani nisën prodhimin e energjisë diellore nga paqe fotovoltaikë deri në 2 MW dhënë nën formulën e koncesioneve jotipike që kalonin vetëm me firmën e ministrit. Të dhënat zyrtare për prodhimin e energjisë elektrike në vend nga janari në gusht tregojnë se vetëm nga këto kompani është prodhuar në total 15 602 MWh […]

8 lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57% më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë: Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni.   Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithëshme […]

“Naimi” nis fluturimet me Veronën, Bergamon e Pizën

Pas “Lasgushit” dhe “Migjenit”, linjës së fluturimeve “Air Albania” i shtohet edhe avioni që mban emrin e poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, “Naimit”, i cili do të mbulojë linjat Verona, Bergamo, Pisa në Itali. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “ja dhe Naimi po vjen pas Lasgushit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara