Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit lidhur me çështjen e lotimit, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve demokratë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

 

Gjykata e Tiranës e mbylli çështjen në muajin janar për mungesë provash, lidhur me pretendimet e prokurorisë për “falsifikimin e dokumentave” në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike.

 

Fillimisht Prokuroria kishte ngritur dhe akuzën e “pastrimit të parave”, por në nëntor të viti të kaluar u tërhoq nga kjo akuzë. Grupi i tre prokurorëve u nda në vlerësimin e çështjes. Ndërsa njëri kërkoi vazhdimin e hetimeve për të gjitha akuzat, dy të tjerët tërhoqën akuzën për pastrim parash dhe u dërguan dosjen në gjykatë vetëm për falsifikim dokumentash.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit u mor nga treshja e gjyqtarëve Shpreca Beçaj, Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, pas disa orësh konsultimesh dhe pa praninë e palëve.

 

14 maj 2020

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara