Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Përfaqësues të vendeve të ndryshme janë shprehur se rënia e numrit të rasteve të reja të COVID-19 në Kinë do t’i japë besim pjesës tjetër të botës që po lufton me përhapjen e shpejtë të virusit.

Drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Etiopisë Dawit Yirga thekson:

“Unë mendoj se udhëheqja e presidentit Xi Jinping duhet të vlerësohet shumë për sa i përket kësaj përpjekjeje, e cila ka ndihmuar në kontrollimin e përhapjes së virusit. OBSh-ja dëshmoi se kjo i dha kohë pjesës tjetër të botës kohën e duhur për t’u përgatitur për reagimin. Dhe unë mendoj se ky është një kontribut shumë i rëndësishëm”.

Shumë vende dhe ekspertë po mbikëqyrin nga afër masat e parandalimit dhe kontrollit të Kinës gjatë luftës kundër epidemisë së koronavirusit të ri.

Ish-zyrtari kenian Boaz Mbaya thotë se masat e Kinës dhe njoftimet e ngadalësimit të përhapjes së virusit në vend i kanë sjellë botës besim:

“Hapat që ka ndërmarrë qeveria kineze, tregojnë se ajo është në gjendje të merret me emergjencat e këtij lloji. Kina është ‘fabrika e botës’, kështu që çdo gjë që ndikon në aftësinë prodhuese të Kinës prek mbarë botën. Mendoj se është e lavdërueshme që tani po raportohen gjithnjë e më pak infeksione”.

Etiopia dhe Kenia janë ndër vendet që nuk kanë raportuar ende raste të virusit.

Mbi 100 vende kanë njoftuar për raste të tilla, përfshirë nëntë vende afrikane. Cri shqip

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara