Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

 

I gjendur mes protestave masive në Bjellorusi që kërkojnë dorëheqjen e tij, Alyaksandr Lukashenko nuk tregon shenja zmbrapsjeje. Ai është zotuar sërish se nuk do t’ia dorëzojë pushtetin askujt.

 

Duke folur para gazetarëve bjellorusë, kazakë, rusë dhe ukrainas, të premten, Lukashenko kritikoi ashpër kundërshtarët e tij politikë dhe ata që po protestojnë kundër rizgjedhjes së tij si president.

 

Ai tha se vendi i tij duhet të integrohet në organizatat e drejtuara nga Moska për të shmangur atë që ai e quajti “Revolucion me ngjyra”, një term që përdoret shpesh për të përshkruar përmbysjet politike pro-perëndimore.

 

“Nuk ka transferim të pushtetit! Nuk ka pasardhës. Kushdo që zgjidhet nga populli duhet të mbetet [në pushtet]. Unë u betova, unë premtova se gjithçka do të shkonte ashtu siç zgjedh populli bjellorus” i tha Lukashenka gazetarëve.

 

Sipas tij, ata që po protestojnë që nga zgjedhjet e 9 gushtit, po përgatiten për një “Revolucion me ngjyra”, duke i akuzuar ata se kanë qëllim vendosjen e ndikimit të qeverive perëndimore dhe krijimin e problemeve me Rusinë.

 

“Rusia e kupton shumë mirë që Zoti e ndalon humbjen e Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

 

Deklaratat e Lukashenkos vijnë në kohën kur Bashkimi Evropian dënoi sërish dhunën kundër protestuesve bjellorusë dhe paralajmërimit për sanksione të reja ndaj Minskut pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus që besohet të jetë vrarë nga forcat e maskuara të sigurisë.

 

Lukashenko, i cili udhëheqë Bjellorusinë që 26 vjet, po përballet me protesta të përditshme me kërkesën për dorëheqjen e tij, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale për të cilat opozita dhe qeveritë perëndimore thonë se ishin të manipuluara. REL

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara