Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Franca pas sulmeve të fundit terroriste po forcon kontrollet në kufi. Presidenti Macron kërkon gjithashtu një reformim “rrënjësor” të hapësirës Shengen me një mbrojtje të fortë në kufijtë e jashtëm.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës në zonën kufitare Le Perthus në Pirene në kufirin me Spanjën deklaroi një dyfishim të forcave të sigurisë në kufi. Forcat e sigurisë së kufirit nga 2400 aktualisht do të shtohen duke pasur në të ardhmen 4800 policë, truproja kufitare dhe forca ushtarake. Qëllimi është që të kufizohet migrimi ilegal në sfondin e rritjes së rrezikut nga terrori.

 

Macron u shpreh gjithashtu që të rishqyrtohet dhe të reformohet rrënjësisht rregullorja e hapësirës Shengen – kryesisht duke pasur parasysh mbrojtjen e kufijve të jashtëm europianë.

 

Në këto kufij duhet të ketë një polici të mirëfilltë sigurie. Sulmet, që ka përjetuar Franca dhe Austria para pak ditësh, tregojnë, që rreziku nga terrorizmi ekziston kudo dhe se ka rrjete të globalizuara, tha më tej Macron. “Kjo kërkon, që Europa ta intesifikojë reagimin e saj. Franca po e bën këtë, duke i dyfishuar kapacitete ekzistuese.” Propozimet përkatëse për një reformë “rrënjësore” të hapësirës së Shengenit ai do ta parashtrojë në BE në kuadër të samitit të rregullt të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në dhjetor.

 

Qysh në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së më 2019 Macron pati kërkuar reformimin e hapësirës Shengen. Atëherë ai propozoi polici të përbashkët kufitare, një autoritet europian për çështjet e azilimit si dhe kushte të të rrepta konttrolli.

 

Në fakt në hapësirën Shengen, ku bëjnë pjesë 26 vende vendet europiane, nuk ka kontrolle të përhershme të personave në kufi. Vitet e kaluara disa shtete shfrytëzuan një klauzolë përjashtuese duke i rivendosur kontrollet e pjesshme kufitare. Edhe me fillimin e pandemisë Corona në pranverë disa vende europiane, ndër to edhe Gjermania, vendosën përkohësisht kontrollet kufitare dhe të tjera kufizime në kufijtë e brendshëm të hapësirës Shengen.

 

Macron, thekson, se kjo nuk drejtohet kundër Islamit, por kundër terrorit. Javën e kaluar Franca pas një atentati me thikë në Nicë me pasojë tre të vdekur vendosi shkallën e lartë të alarmit dhe e dyfishoi numrin e forcave ushtarake të anti-terrorit në mbi 7000. Një tunizian 21 vjeçar në një kishë në Nicë vrau në mënyrë brutale tre vetë. Edhe lidhur me këtë rast hetuesit po ndjekin pistën e një motivi íslamist. Në Francë jeton komuniteti më i madh mysliman në Europë.

 

Njëkohësisht Macron u përpoq që t’i zbusë tensionet e krijuara me vendet myslimane. Në një shkrim për “Financial Times” ai siguron, se Franca nuk ndodhet në luftë kundër “Islamit”- Franca lufton kundër “separatizmit islamik, por kurrë kundër Islamit”, thekson Macron. DW

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara