Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Për herë të parë pas 30 vitesh në pushtet, partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Gjukanoviç nuk do jetë ajo që do të drejtojë Malin e Zi.

 

Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës ku qytetarët zgjodhën të votonin për koalicionin pro serb, ky i fundit nisi negociatat për të siguruar 41.

 

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare zhvilluan të hënën në mbrëmje një takim ku kanë rënë dakord për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme. Takimi u zhvillua ndërmjet koalicioneve “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga , shqiptari Dritan Abazoviç.

 

Katër parimet mbi të cilat ata ranë dakord janë:

 

Parimi i parë,  qeveria e re do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet demokratike;

 

Parimi i dytë , qeveria do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me BE-në;

 

Parimi i tretë, qeveria e re do të përbëhet nga ekspertë, personel që janë ekspertë në fusha specifike pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër;

 

Parimi i katërt, qeveria e re do të angazhohet për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit me ndryshime, shtesa dhe rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë.

 

Më tej tre liderët theksuan se do t’ia shtrijnë dorën përfaqësuesve të popujve pakicë me synimin për të ndërtuar në një të ardhme më të mirë për Malin e Zi.

 

Zgjedhjet e së dielës u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë e votuesve pavarësisht pandemisë, ndërsa qytetarët krejt ndryshe nga parashikimet zgjodhën të marrin një tjetër drejtim duke çuar në opozitë partinë properëndimore të presidentit Gjukanoviç, i cili do të vijojë të jetë në krye të shtetit deri në vitin 2023.

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara