Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Autoritetet shëndetësore thanë se këtë javë në Mal të Zi u shënua një ulje e theksuar e të infektuarve me COVID-19.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosha duke paraqitur të dhënat më të reja tha se epidemia e koronavirusit ëhstë nën kontrolle dhe se numri i të infektuarve, ditëve të fundit shënoi një rënie.

“Këtë rezultat të mirë në luftën ndaj koronavirusit e tregon edhe grafikoni ku vërehet një rënie e personave të infektuar dhe rritja e numrit të personave të shëruar”, tha Dr. Mugosha.

Kjo situatë e mirë epidemiologjike ka ndikuar që Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive të shpallë planin e lehtësimit të masave të ndërmarra për shkak të pandemisë. Lëvizja e qytetarëve u lejua deri në orën 11 të mbrëmjes, kurse shitoret do të punojnë deri në orën 10 të mbrëmjes. Poashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit në Malësi.

Dr. Mugosha e vlerësoi disiplinën e banorëve të Malësisë duke theksuar se epidemia në këtë zonë është nën kontrolle të plotë.

“Në Qendrën Klinike të malit të Zi janë shëruar personat e infektuar nga Tuzi në mënyrë shumë të suksesshme. Nga kjo zonë janë shëruar 30 persona, kurse në proces shërimi janë edhe 7 persona tjerë, gjë e cila tregon se epidemia në Tuz gati tërësisht është ndaluar”, tha Mugosha. Kjo sipas tij tregon se vetdisiplinën e banorëve që u bë shembulli më i mirë në Mal të Zi në luftën kundër COVID-19.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur me 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet e prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19, masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

VOA
25 prill 2020

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara