Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Të hënën Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, paditi në Gjykatën Themelore kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilin e akuzon për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë.

 

Lidhur me ngjarjet e 24 dhe 25 shkurtit të këtij viti në Tuz të Malësisë janë ngritur aktakuza edhe kundër kryeshefit të Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj dhe policit komunal me inicialet E.M.

 

“Gjeloshaj akuzohet se u ka bërë thirrje qytetarëve të rezistojnë dhe të mos i binden vendimit të ligjshëm të organit shtetëror dhe të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse më 24 shkurt, ai organizoi takim me pronarët e objekteve të hotelerisë nga Tuzi dhe u bëri thirrje, të hapin objektet e tyre, gjë që pronarët e bënë ditën e nesërme, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalonte punën e objekteve hoteliere”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë.

 

Rexhep Çunmulaj dhe E.M akuzohen se kanë ndihmuar zotin Gjeloshaj, në bllokimin e rrugës ndërkombëtare që e lidhur vendin me Shqipërinë, Podgoricë-Tuz-Hani i Hotit. Sipas njoftimit të prokurorisë, ata parkuan automjetet zyrtare të policisë komunale dhe kështu penguan ndjeshëm zbatimin e veprimeve zyrtare nga oficerët e Drejtorisë së Policisë së Podgoricës, të cilët kryenin inspektimin mbi respektimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara