Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Të enjten në Podgoricë u zhvillua një protestë qytetare para ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi, pas paralajmërimeve të qeverisë së re se do të miratojë një projektligj që do të të lehtësonte marrjen e shtetësisë. Protestuesit u mblodhën nga disa qytete të Malit të Zi me flamuj kombëtar dhe hodhën slogane kundër qeverisë aktuale.

Gjatë protestës u shënua edhe një incident ku një grup të rinjsh u përpoqën ta ndalë autoveturën zyrtare ku gjendej vajza e kryeministrit malazez.

Për këtë ngjarje reagoi kryeministri Zdravko Krivokapiq, i cili tha se ngjarje të tilla të pahijshme, sic e konsideroi, nuk do të ndodhin më.

Sot është sulmuar një veturë zyrtare ku ishte vajza ime, përndryshe person i mbrojtur. Në këtë vend do të ketë rend dhe ligj me të cilin nuk jeni mësuar”, shkruante zoti Krivokapiq në Twitter.

Projekligji që propozohet do t’u jepte atyre personave me leje qëndrimi të përhershme dhe të përkohshme të drejtën e votës dhe të drejtën e aplikimit për shtetësi, pasi me ligjin aktual, njerëzit që jetojnë në Malin e Zi me leje qëndrimi nuk kanë të drejtë të votojnë ose të kenë prona.

Ligji aktual thotë se shtetësia mund t’i jepet vetëm një personi që ka pasur qëndrim të ligjshëm në vend për më shumë se dhjetë vjet dhe ka hequr dorë nga shtetësia e një vendi tjetër.

Opozita malazeze sheh një aspekt politik në këtë propozim. Sipas tyre, ndryshimi i ligjit do t’u jepte të drejtën e votës një numri të madh të serbëve, që kanë ardhur si refugjatë të luftës nga vendet e ish-Jugosllavisë.

Ditëve të fundit, situata në Mal të Zi është tensionuar edhe nga fakti se ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq gjatë një seance parlamentare ka thënë se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”, duke vënë në dyshim legjitimitetin e Gjykatës së Hagës. Deklarata ka ngjallur reagime të faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që kryeministri Krivokapiq ka kërkuar dorëheqjen e tij. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp zoti Krivokapiq tha se e ka dërguar këtë propozim në Parlamentin e Malit të Zi. VOA

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara