Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Programi i “Mare TV” këtë herë iu kushtua bregdetit shqiptar.

 

“Bregdeti shqiptar, e fshehta e bukur e Europës”, ka arritur kuota rekord të këtij programi në raport me shikueshmërinë, në kuotën e 9.2 % të totalit të ndjekësve të ekraneve gjermane.

 

Mare Tv” është një institucion në formimin e opinionit turistik gjerman në televizionin NDR, Televizioni Publik Gjerman për Veriun, i ndjekur kudo në Gjermani, në Austri e Zvicër.

 

Në kushtet e pandemisë globale, ky program është një marketim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, për efektet e pritshme pas lirimit të masave dhe rifillimit të udhëtimeve.

 

Producenti lokal, gazetari Nolian Lole dhe kolegu gjerman Steffen Schneider e treguan Shqipërinë, pikërisht bregdetin jonian nëpërmjet njerëzve që jetojnë dhe punojnë pranë detit.

 

Një numër i konsiderueshëm turistësh vizitojnë vendet ku kamera e “Mare TV” shkon dhe i zbulon.

 

Pamje të mahnitshme të brigjeve joniane janë një ftesë e hapur për shikuesit për të ardhur në Shqipëri.

 

Falë audiencës rekord së këtij dokumentari, trupa e “Mare Tv” thotë se po planifikon një seri të dytë të dokumentimit të bregdetit shqiptar këtë herë nga Laguna e Karavastasë deri në kufi me Malin e Zi.

 

22 prill 2020

 

https://www.ndr.de/fernsehen/sendungen/mare_tv/Albaniens-Kueste-Europas-schoenes-Geheimnis,maretv1338.html?fbclid=IwAR3Ryid4p5nd6vPOli545jCl92PMDELv6nm9pdV0Rd_KPazYaI2SV73lNSs

 

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara