Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Koronavirusi ka krijuar një numër sfidash për autoritetet e shoqëritë në mbarë botën. Në fillim u shfaq problemi i mungesës së mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor dhe popullatën në përgjithësi. Por me kalimin e muajve, këto mjete mbrojtëse janë shndërruar në ndotje për mjedisin, pasi njerëzit hedhin pa kujdes maskat dhe dorezat me një përdorim. Një sipërmarrës francez thotë se ka gjetur zgjidhjen e problemit përmes produkteve prej kërpi.

 

Në një fabrikë në jug të Parisit, pëlhura e kërpit pritet me lazer në një linjë prodhimi të maskave të para të biodegradueshme në Evropë.

 

“Do të ishte krim të mos ndalonin produktet sintetike që sillen nga skaje të tjera të globit kur mund të prodhojmë me materiale bujqësore vendase,” thotë Frederic Roure, presidenti i kompanisë “Geochanvre”.

 

Maskat shiten për afro 1euro si zgjidhje për problemin e mbeturinave që ka krijuar pandemia nga pajisjet mbrojtese me një përdorim që nuk do të dekompozohen për shekuj me radhë.

 

Qeveritë, strukturat e kujdesit shëndetësor dhe korporatat kanë blerë qindra miliarda maska, doreza e mjete të tjera mbrojtëse me një përdorim për personelin e tyre.

 

Zoti Roure thotë se ndryshe nga këto produkte, maskat prej kërpi do të shpërbëhen shumë shpejt.

 

“Për mua përdorimi i fibrave botanike është një logjikë që na e ka përcjellë historia: po i përgjigjemi një problemi të natyrës me një zgjidhje nga natyra”.

 

Në fabrikë, kërpi kalon nëpër kompresorë dhe më pas shtrihet duke u shndërruar në pëlhurë që ka edhe përzierje fibrash misri, për ta bërë më të rehatshme për përdoruesin. Llastiku po ashtu është nga material që dekompozohet.

 

“Fibrat botanike janë shumë elastike dhe mund të përdoren në një numër produktesh. Kërpi është njohur prej mijëra vjetësh falë vetive të tij; është përdorur në filtrim, apo për lundrim. Ne shfrytëzuam këto karakteristika të bimës për të prodhuar pëlhurën tonë filtruese,” thotë zoti Roure.

 

Klientë, kryesisht nga Evropa dhe Kanadaja kanë blerë deri tani 1.5 milionë maska prej kërpi nga kjo kompani.

 

“Kur maskat tona hidhen në plehra, bëhen pjesë e natyrës pasi dekompozohen me shpejtësi. Produktet prej kërpi zhduken plotësisht në tokë për 3-6 muaj. Bëhen ushqim për krimbat. Nuk ndodh ashtu me maskat e tjera, që lënë copa plastike blu në mjedis,” thotë zoti Roure.

 

Në shkallë botërore llogaritet se çdo muaj shiten 129 miliardë maska dhe 65 miliardë doreza me një përdorim, sipas një studimi të revistës ambjentaliste Environmental Science and Technology. Pjesa më e madhe e pajisjeve mbrojtëse prodhohen me polipropilen, polithen dhe vinil. Sipas shoqatës Waste Free Oceans, këto materiale sintetike duan deri në 450 vjet për t’u dekompozuar.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara