Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit. Në vitet 1903-1912 mësoi në një shkollë ushtarake në Stamboll e pastaj në Austri.

 

Pas Shpalljes së Pavarësisë u angazhua në Lëvizjen Kombëtare e politike të vendit.

 

Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i brendshëm e më pas kryeministër (02.12.1922-25.02.1924).

 

Në vitet 1925-1928, me shpalljen e Shqipërisë Republikë, Ahmet Zogu u zgjodh president i saj.

 

Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve dhe sanksionoi formën monarkike të shtetit.

Në qeverisjen e vendit, Ahmet Zogu zbatoi një varg reformash në fushën sociale, kulturore e arsimore, nga të cilat më të rëndësishmet ishin ato në fushën e legjislacionit, si Kodi Penal (1927), Kodi Civil (1929) dhe Kodi Tregtar, i hartuar sipas modeleve të vendeve perëndimore.

 

Pas sulmit të Italisë Fashiste kundër Shqipërisë, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u largua nga Shqipëria. Ai jetoi si emigrant në disa vende, si Turqi, Angli, Egjipt dhe përfundimisht në Francë.

 

Vdiq në Paris më 9 prill 1961.

 

 

 

Mbërrijnë në Atdhe eshtrat e mbretit Zog I

 

 

Rivarrimi i Mbretit Zogu i I në mauzoleumin e familjes mbretërore

 

Pas 51 vitesh eshtrat e mbretit Zogu I do të prehen në Tiranë në një mauzole të ndërtuar së fundmi për anëtarët e familjes mbretërore. Eshtrat e mbretit të parë të shqiptarëve erdhën dje në Atdhe, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u prit me të gjitha nderimet shtetërore.

 

Ai u mbajt nga ushtarë të Gardës së Republikës dhe më pas u vendos në shtratin e një topi, për tu përcjellë drejt banesës së familjes mbretërore. Sot për rreth dy orë, figura e tij u nderua në një ceremoni homazhesh në Pallatin e Brigadave, nga personalitete të larta shtetërore. Munguan në homazhe figurat e së majtës. Berisha apel: Vepra e tij sot duhet të na bashkonte. Pas inaugurimit të Mauzoleumit të Familjes Mbretërore aty do të prehen eshtrat e Mbretit Zog.

 

* * * * * *

 

 

Pas të gjitha riteve dhe nderimeve, pasi u dëgjuan edhe të shtënat e topit eshtrat e mbretit të parë tyë shqiptarëve Ahmet Zogu u rivarrosën në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore. Familjarët dhe personalitet e larta të vendit po kryejnë homazhet e fundit pranë banesës së tij të fundit.

 

 

Rivarrosja në Mauzoelum

 

 

Rreth orës 12.05 makina funebre u nis drejt Mauzoleumit të familjes mbretërore, i cili u përuruar sot në një ceremoni të veçantë me praninë e Presidentit Nishani, Kryeminitrit Berisha, Kryeparlamentares Topalli dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo ceremoni nisi me fjalimin e pjesëtarit i Familjes Mbretërore Princi Leka,e cila u pasua nga një fjalim i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe në fund nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit u shoqërua me të shtëna nga pushkatarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

Homazhet në Pallatin Mbretëror

 

Në Pallatin Mbretëror, prej orës 10.00-12.00 u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog. Princi Leka II dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore presin vizitorët që po nderojnë figurën e Mbretit Zog I, ndërsa jashtë Pallatit të Brigadave radhë të gjata njerëzish, u përkulën me nderim para eshtrave të Mbretit Zogu I.

 

Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe personalitete të politikës shqiptare dhe personalitete nga Kosova e Maqedonia. Të pranishëm në homazhe ishin presidenti i republikës Bujar Nishani, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe shumë personalitete të tjera.

Deputetja Rajmonda Bulku ishte ndër të parët që kreu homazhe. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie mbërritën rreth orës 10:40 në Pallatin e Brigadave. Ata vendosën kurora me lule në nderim të figurës së mbretit Zog. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.

 

Rreth orës 11:00, kryebashkiaku Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kryen homazhe për Mbretin Zog I. Në ceremoni ishte edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.

Rreth orës 11 e 30 ministrja e Integrimit Majlinda Bregu me bashkëshortin e saj kanë kryer homazhe, ndërsa 5 minuta më vonë në Pallatin e Brigadave kanë mbërritur Monika Kryemadhi e Petrit Vasili i LSI-së. Rreth orës 11:37 figurën e mbretit Zog e ka nderuar edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka kryer homazhe rreth orës 11:45. Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.

 

Në orën 19.00 deri në orën 20.30 Presidenti i Republikës do të shtrojë një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave duke i bërë të gjitha nderimet një figure të shquar të historisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, mbretit Ahmet Zog i Parë.

 

Eshtrat e mbretit Zog u pritën në një ceremoni zyrtare shtetërore një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në praninë e familjes mbretërore dhe ministrit të brendshëm Flamur Noka, ministrit të mbrojtjes Arben Imami, ministrit të Turizmit kulturës rinisë dhe sporteve Aldo Bumci dhe kryetarit të Partisë Lëvizja e legalitetit Ekrem Spahija.

 

Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka kryer homazhe rreth orës 11:45. Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.

Pasi nderoi figurën e Mbretit Zog I, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën tek Pallati i Brigadave, kryeministri i vendit Sali Berisha, u shpreh se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Ahmet Zogut.

 

“Sot mbarë kombi shqiptar, shqiptarët në të gjitha trojet etnike e kudo që ndodhen, nderojnë e përulen para veprës dhe kontribuit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit është një rastësi e bukur që mbreti Zog i rikthehet në atdhe në ditnë e clirimit të Tiranës.

“Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”, vijoi kryeministri.

Për kreun e qeverisë, kontributi që mbreti Zog i dha për shqiptarët e shtetin e tyre duhet t’I bashkojë sot ata, në vend që t’i përcajë.

“Kontributi dhe vepra madhore e Ahmet Zogut duhet t’i bashkojë shqiptarët e të gjitha bindjeve, pavarësisht nga inoktrinimet, të vërtetat historike është më mirë ti mësosh vonë se kurrë. Kush ka frikë nga eshtrat e monarkut i them që ke mbetur nën lëkurën e Enverit”, përfundoi ai.

 

 

 

Përurohet shtatorja e Zogut

 

 

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së mbretit Ahmet Zogu. Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë ceremoni, i gjithë kombi shqiptar nderonte një personalitet më të shquara të historisë shqiptare.

 

“Sot mbarë kombi nderon mbretin Zog, mbretin e parë të shqiptarëve. Nderon me këtë shtatore, djaloshin i cili në moshën 17 vjeçare do të luftonte për të mbrojtur pavarësinë e vendit për të mbështetur Ismal Qemalin. Ne nderojmë sot një nga personalitet më të shquara të historisë shqiptare. Ahmet Zogu qendroi i palekundur ne anen e shqiptareve. Pas shpalljes se pavaresise ky pasardhes i njeres prej familjeve me te shquara shqiptare, ne vitete me te veshtira te vendit do te qendronte i palekundur ne mbeshtetje te Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur, tryeza diplomatike po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te Shqiperisë”, u shpreh Berisha.

 

Inaugurimi i bustit u la qëllimisht për paraditen e sotshme, pasi përkon me një datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923″. /albeu.com/

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara