Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

Sot, Këshilli Evropian vendosi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë.

Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane.

Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.

Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në BE.

Vendimi i Këshillit është gjithashtu një njohje e qartë e përparimit të konsiderueshëm në zbatimin e agjendës së BE-së.

Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re “Pasurimi i procesit të negociatave – Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë procesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqiperia është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re.

Veçanërisht mirëpresim mandatin që i është dhënë Komisionit për të realizuar dhe finalizuar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së, duke filluar me grupin e thelbësoreve.

Ne dëshirojmë të sigurojmë vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë; në fakt është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane.

Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona për shtetet anëtare të BE-së, për Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimin e Jashtëm të BE-së, që bënë të mundur arritjen e këtij vendimi për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur. Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.

 

26 mars 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara