Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

Kancelarja Angela Merkel futet në karantinë në shtëpinë e saj, për shkak të infektimit të mjekut të saj me virusin Corona. Deri tani nuk ka dëshmi se Merkel është infektuar.

Kancelarja Angela Merkel ka vendosur që vullnetarisht të futet në karantinë në shtëpi, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja ka qenë në kontroll ditën e premte. Vendimin e kancelares Merkel e  ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Mjeku i cili i ka dhënë kancelares të premten një vaksinë kundër pneumokokeve, është diagnostifikuar sot pozitiv në virusin Corona”, bëri të ditur zëdhënësi Seibert.

Kancelarja Merkel ka bërë menjëherë një test. Por Seibert tha se testimet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, sepse vetëm një test nuk mjafton.

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel dha një konferencë shtypi, ku komunikoi vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë. DW Shqip

23 mars 2020

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara