Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

Për herë të parë në histori është zhvilluar on line Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes, punimet e së cilit janë mbyllur sot.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s, kanë diskutuar për pandeminë e COVID 19 dhe masat e marra në kuadër të saj.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në këtë ministerial u shpreh se COVID-19 është kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, e cila në këtë kohë duhet të tregojë më shumë se kurrë unitet politik dhe solidaritet.

“Ne shprehim solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë. Mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm. Kjo pandemi gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria. Ne jemi krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. Ekspertiza dhe disiplina e FA kanë ndihmuar në përballimin e pandemisë. Mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani është ai i unitetit politik dhe solidaritet. Është koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mire. Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë”,- tha ajo.

15 prill 2020

 

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara