Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

 

HISTORIKU I KRIJIMIT TË INSTITUCIONIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË SHTETIT SHQIPTAR

 

 

 

Krijimi i Institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të shtetit modern shqiptar daton me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës me 4 dhjetor 1912, pak ditë pas deklarimit të shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, mbajti edhe postin e Ministrit të Punëve të Jashtme deri në qershor të vitit 1913.

 

Më pas ky funksion i kaloi Myfit bej Libohovës i cili e ushtroi atë deri në fund të janarit të vitit 1914. MPJ në këtë periudhë funksionon si një seksion i Qeverisë së Përkohshme, me objektiv kryesor sigurimin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Për të realizuar këtë objektiv u kryen edhe shërbimet e para diplomatike siç ishte dërgata diplomatike e Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve, e kryesuar nga diplomati personal i kryeministrit Rasih Dino.

 

19131920

 

Me vendimin e 29 korrikut 1913, Konferenca e Ambasadorëve të 6 Fuqive te Mëdha në Londër, vendosi që Shqipëria e kufijve që përcaktoi kjo Konferencë, të formohej si “… principatë autonome, sovrane dhe trashëgimore …nën garancinë e të 6 Fuqive. Princi do të caktohet nga të 6 Fuqitë. Çdo lidhje sovraniteti midis Turqisë dhe Shqipërisë përjashtohet….Kontrolli i administratës civile dhe i financave të Shqipërisë i besohet një Komisioni Ndërkombëtar të përbërë nga delegatët e të 6 Fuqive dhe nga një delegat i Shqipërisë”.

 

Deri në mbërritjen e princit, çdo gjë do ti nënshtrohej kontrollit të Komisionit Ndërkombëtar. Në rrethanat e një situate të vështirë të krijuar brenda dhe jashtë vendit, më 15 janar 1914, Ismail Qemali u detyrua ta kalonte pushtetin ne duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ky Komision u ngarkua nga Konferenca e Ambasadorëve që të përpunonte një projekt për organizimin e hollësishëm të administratës shqiptare.

 

Më 7 mars të vitit 1914 mbërrin në Durrës princi gjerman Wilhem Wieddi. Princi i Shqipërisë emëroi më 17 mars 1914 “Qeverinë definitive”. Kryeministri i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme i shtetit të ri shqiptar të njohur zyrtarisht, ishte Turhan Pashë  Përmeti, ish-ambasador  i  Perandorisë  Osmane  në  San Petersburg. Turhan Pasha qëndroi si ministër i jashtëm deri më 28 maj 1914, më pas u zëvendësua nga Prenk Bibë Doda dhe ky i fundit, mbas korrikut u pasua nga Mehmed Konica.

 

Meqenëse Italia dhe Austro-Hungaria ishin autorët e formulës për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, kapiten Castoldi, oficer Italian, ishte “i komanduar” pranë Ministrisë së Punëve  të  Jashtme  për  misionet  diplomatike.  Ai  bashkë  me  diplomatin  austriak Buchberger formuan kabinetin politik të princit. Përfaqësimi i parë diplomatik zyrtar shqiptar  u  vendos  në  Vjenë,  përfaqësuar  nga  Syrja  bej  Vlora,  dhe  në  Romë, përfaqësuar nga Myfid bej Libohova. Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë funksionuan deri në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore shtator 1914. Më 3 shtator Princ Wieddi u largua nga Shqipëria dhe vendi u kthye në një teatër lufte të shteteve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha

 

Mbarimi i luftës rishtroi përpara popullit shqiptar problemin e ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar. Në këto rrethana lindi nevoja e krijimit të një qeverie kombëtare shqiptare që të shprehte interesat e shqiptarëve dhe t’i mbronte ato në Konferencën e Paqes në Paris që do të fillonte punimet në janar të vitit 1919. Për këtë qëllim, pas një pune përgatitore intensive, u vendos që të mblidhej një kongres në ish-kryeqytetin e Shqipërisë, në Durrës, në dhjetor të vitit 1918. Duke shpresuar tek mbështetja e Italisë  për  ruajtjen  e  pavarësisë  së  Shqipërisë,  u  kërkua  ndihma  italiane  për organizimin e këtij Kongresi.

 

Qeveria e Përkohshme e dalë nga Kongresi i Durrësit përbëhej nga 14 anëtarë. Ajo kryesohej nga Turhan Pashë Përmeti dhe Ministër i Punëve të Jashtme u emërua Myfit bej Libohova. Një delegacion i përbërë nga disa anëtarë të qeverisë dhe i kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti u caktua t’i paraqiste Konferencës së Paqes kërkesat kombëtare shqiptare  dhe  t’i  mbronte  ato.  Meqenëse  në  qëndrimet  e  saj  Qeveria e  Durrësit demonstroi  se  kishte  rënë  pre  e  interesave  italiane  në  Shqipëri  dhe  nuk  po përfaqësonte interesat kombëtare shqiptare, lindi nevoja e zëvendësimit të saj me një qeveri kombëtare shqiptare.

 

1920– 1925

 

Në janar të vitit 1920, në Lushnjë, me iniciativën e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë të kohës, u mblodh një Kongres me përfaqësues nga të gjitha krahinat e çliruara të Shqipërisë, që do të zgjidhte qeverinë kombëtare shqiptare larg influencës italiane. Më 30 janar 1920 u krijua qeveria kombëtare shqiptare, me një bazë të gjerë mbështetëse.

 

Kryeministër i saj ishte Sulejman Delvina dhe Ministër i Punëve të Jashtme Mehmet Konica. Meqenëse Konferenca e Paqes në Paris e la të pazgjidhur çështjen shqiptare, njohjen e pavarësisë dhe kufijve të saj të përcaktuara në vitin 1913, Ministri i Jashtëm Konica u nis menjëherë në kancelaritë kryesore të Evropës të kohës për të siguruar përkrahjen e tyre në arritjen e një vendimmarrjeje për Shqipërinë.

 

Për të ndërtuar një shërbim të jashtëm profesionist, me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, në tetor të vitit 1920, Ministri i Punëve të Jashtme, M.Konica, ngarkohej të gjente një konsull nga konsujt e vjetër të Austrisë që të punësohej për një

 

periudhë 2-vjeçare për organizimin e konsullatave shqiptare e të shërbente si mësues për ato që dëshironin të hynin në shërbimin konsullor të Shqipërisë. Më pas, në gusht të vitit 1921, Këshilli Kombëtar (parlamenti) me propozimin e Komisionit për Politikën e Jashtme vendosi që të hapen konsullatat shqiptare në Brindizi, Trieste dhe Firence.

 

Pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920 dhe Vendimit të

9  nëntorit  1921  të  Konferencës  së  Ambasadorëve  në  Paris,  që  risanksionuan pavarësinë e shtetit shqiptar dhe kufijtë e përcaktuar në vitin 1913, shumë shtete e njohën  qeverinë  shqiptare  dhe  filluan  të  vendosnin  marrëdhënie  diplomatike  me shtetin shqiptar. Në  vitet 1922-1923 u  hapën legatat  shqiptare  në  Londër, Paris, Romë, Beograd, Sofje, Athinë, Bukuresht, përfaqësia shqiptare në Lidhjen e Kombeve, si dhe konsullata të përgjithshme në Aleksandri, Bukuresht, Luksemburg, Stokholm, Trieste, dhe konsullata në Bari, Konstandinopojë, Konstancë, Hamburg, New York, Selanik, Korfuz, Vienë, Mynih, Brindizi, ndërkohë që shumë të huaj në këtë periudhë i drejtohen me kërkesa qeverisë shqiptare që të emërohen si konsuj nderi të Shqipërisë në vende të tjera.

 

Në fillim të vitit 1922, në prag të hapjes së legatave të huaja në Shqipëri, Këshilli i Ministrave  i  propozoi  Këshillit  Kombëtar  që  të  krijohej  pranë  Këshillit  të  Lartë (Regjenca) një strukturë e veçantë për ceremonitë e pritjes së përfaqësuesve të huaj.

Ky propozim nuk u miratua. Këshilli Kombëtar vendosi që detyrat e kësaj strukture t’i kryente një punonjës i MPJ-se, fakt që shënon dhe fillesat e Protokollit të Shtetit pranë MPJ-së.

 

Nga fundi i vitit 1922, Këshilli Kombëtar i kërkoi MPJ që përfaqësitë shqiptare jashtë vendit të vinin në dijeni të gjitha kolonitë shqiptare në shtetet ku këto përfaqësi ishin akredituar  për  aktivitetin  dhe  bisedimet  në  Këshillin  Kombëtar  për  problemet  e kolonive shqiptare, një akt që përbën fillesat e punës së shtetit shqiptar me diasporën shqiptare në botë.

 

Për herë  të  parë  MPJ krijoi  strukturën e vet organizative, pra ndarjen zyrtare të punëve, me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.70, datë 6 shkurt 1923, i cili miratoi propozimin e MPJ-së për organizimin e këtij institucioni dhe emrat e personelit që do të mbulonte çdo pozicion të parashikuar pune. Në këtë organikë u shfaqën për herë të parë edhe gradat diplomatike si pozicion pune në MPJ, të marra kryesisht nga modeli turk i hierarkisë diplomatike.

 

Ministria e Punëve të Jashtme do të përbëhej nga:

 

  • Sekretaria e Përgjithshme
  • Sekretari i Përgjithshëm, (Xhafer Vila –Sekretari i parë i Përgjithshëm në MPJ)
  • 1 Sekretar i II (emërtesë dhe jo gradë diplomatike)
  • Përgjegjësi i bazës materiale në MPJ,
  • Një arkivist dhe 1 daktilografist-protokollist

 

Drejtoria Politike dhe e Mosmarrëveshjeve

 

  • Drejtori
  • Sekretar i Parë
  • Sekretar i Dytë

 

Drejtoria e Punëve Konsullore dhe e Tregëtisë

 

  • Drejtori
  • Zëvendës sekretar i I
  • Zëvendës sekretar i II
  • Kafaz i Ministrisë
  • 2 punëtorë-pastrues

 

Pavarësisht se u miratua kjo strukturë, për shkak të mungesës së stabilitetit politik në vend dhe ndryshimeve të shpeshta qeveritare, ajo nuk funksionoi deri në dhjetor të vitit 1924.

 

19251939

 

Pas krijimit të Republikës së parë të Shqipërisë, janar 1925, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ahmet Zogu, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, miratoi ndarjen e punëve politike nga ato konsullore-administrative dhe krijimin e një Drejtorie Politike në MPJ. Argumentet kryesore ishin rritja e aktivitetit të MPJ, nevoja për të hyrë në marrëdhënie më të drejtpërdrejta me trupin diplomatik të huaj të akredituar në Shqipëri dhe përfaqësitë shqiptare jashtë vendit, si dhe për të ndjekur me seriozitet çështjet e ndryshme që diskutoheshin në Lidhjen e Kombeve, e cila dita – ditës po merrte një rëndësi të veçantë. Tani MPJ ka dy drejtori, atë politike dhe atë konsullore-administrative.

 

Në tetor të vitit 1925, MPJ i propozon Këshillit të Ministrave që përfaqësitë e RSH jashtë vendit të përdornin si atashe pa pagesë studentët shqiptarë që vazhdonin studimet në këto vende. Kjo do të përgatiste edhe diplomatët e ardhshëm të karrierës që do t’i shërbenin shtetit shqiptar. Ky propozim u miratua nga Këshilli i Ministrave, por u hodh poshtë nga Këshilli Kombëtar sepse u konsiderua si një rënie e nivelit të përfaqësimit të Republikës Shqiptare tek të huajt.

 

Një ndër aktet e para që ndërmori kryesia e Republikës së Shqipërisë ishte thirrja që iu  bë  të  gjitha  institucioneve  të  larta  shtetërore  për  përgatitjen  e  projekt-ligjeve organike   të   tyre   lidhur   me   organizimin   e   këtyre   institucioneve   dhe   ndarjet administrative të detyrave. Njëkohësisht, nisur nga modelet e institucioneve homologe jashtë vendit, MPJ i propozoi Këshillit të Ministrave fillimin e aplikimit të sistemit të gradave diplomatike gjatë karrierës diplomatike të çdo nëpunësi. Propozimi u miratua.

 

Ndërkohë që konsullata e parë e nderit u çel në Kopenhagë me 1 gusht 1925, viti 1926 njohu edhe valën kryesore të hapjes së konsullatave të nderit të Republikës së Shqipërisë në botë (pa shpenzime), qëllimi i të cilave siç shprehej H.Vrioni ishte “…për me e ba të njohur vendin tonë me anë të tregtisë dhe ekonomisë, për më gjetë mbrojtje e lehtësim të shqiptarëve që ndodhen atje dhe ato që udhëtojnë për qëllime tregtare, kulturore dhe arsimore etj”.

 

Po në vitin 1926 Këshilli i Ministrave aprovoi edhe “’Rregullore për uniformën zyrtare të trupit diplomatik dhe konsullor” sipas modeleve evropiane.

 

Në prill të vitit 1927, strukturës së MPJ-së iu shtua edhe Zyra e Shtypit, zyrë që u transferua në MPJ nga Ministria e Brendshme. Arsyet që u përdoren si argument për këtë transferim ishin “ Rëndësia që i jepet shtypit dhe influencës së tij në të zgjidhurit e çështjeve politike-diplomatike në të gjithë botën e qytetëruar, që ka nxitur shtetet perëndimore të kenë zyra të posaçme me personel të aftë për të drejtuar shtypin e brendshëm dhe për të influencuar opinionin publik të përbotshëm me anën e një propagande të posaçme në shtypin e jashtëm. Shtohet në strukturën e MPJ-së si një seksion paralel me dy seksionet e tjera të kësaj ministrie”.

 

Formën e organizimit dhe të paraqitjes së këtij institucioni e përcaktonte Ligji Organik i MPJ-së, hartimi i të cilit filloi që në vitin 1925, por arriti të finalizohet në vitin1929, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Rauf Fico. Ligji organik i MPJ-së u konsiderua si shtylla vertebrale e dikasterit. Në ligj përcaktohej që administrata qendrore në MPJ do të ndahej në këto zyra kryesore:

 

  • Sekretariati i Përgjithshëm
  • Drejtoria Politike
  • Drejtoria Konsullore, Administrative, e Kontabilitetit dhe e Personelit
  • Zyra e Shtypit i kaloi përsëri Ministrisë së Brendshme, ndërsa Protokolli i Shtetit u atashua pranë Drejtorisë Konsullore, Administrative, të Kontabilitetit dhe të Personelit.

 

Ky ligj rregullonte funksionimin e të gjithë shërbimit të jashtëm, duke përcaktuar detyrat e çdo pjese të strukturës së institucionit, nivelin e diplomatëve që duhet të punonin në këtë strukturë, nivelin ë përfaqësimit të Mbretërisë Shqiptare (1shtator

1928) në botë. Emërtesat e çdo lloji në MPJ do të propozoheshin nga MPJ, do të miratoheshin në Këshillin e Ministrave, në Këshillin Kombëtar e më pas dekretoheshin nga Mbreti, Zogu I.

 

Me kalimin e kohës ky ligj pësoi disa ndryshime në funksion të përmirësimit të tij. Një ndër këto shtesa ishte edhe përmendja në ligj që Shqipëria do të kishte një përfaqësi të përhershme  në  Gjenevë  pranë  Lidhjes  së  Kombeve  dhe  jo  vetëm  me  dërgata  të posaçme, me argumentin që të sigurohej një kontakt i përhershëm i mbretërisë me qarqet  ndërkombëtare  të   politikës  dhe  shihej  si  një  zgjidhje  më  ekonomike.

 

Po në prill të vitit 1929, u dekretua edhe Ligji për Shërbimin Konsullor , sipas të cilit përfaqësitë konsullore ndaheshin në kryekonsullata, konsullata dhe nënkonsullata. Pas dekretimit të këtij ligji, Ministri i Punëve të Jashtme Rauf Fico i kërkoi Këshillit të Ministrave shfuqizimin e Rregullores “Për uniformën e trupit diplomatik dhe konsullor shqiptar” të vitit 1926, meqë kishte shumë të meta dhe nuk ishte e përshtatshme për administratën shqiptare. Më 3 qershor 1929, Mbreti Zog dekretoi anulimin e saj.

 

Në janar të vitit 1932, me Urdhër Mbretëror pranë MPJ-së u krijua Biblioteka e institucionit që do të mbante në fondet e saj të gjitha shtypshkrimet e çdo veprimtarie që i përkiste Lidhjes së Kombeve. Për hapjen e kësaj Biblioteke u dërguan nga Gjeneva

171 libra të të gjitha akteve të miratuara nga kjo organizatë.

 

Në janar të vitit 1936, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme Fuat Asllani, në strukturën  e  MPJ-së  u  shtua  edhe  Drejtoria  për  Lidhjen  e  Kombeve,  e  cila konsiderohej   si   organizata   më   e   rëndësishme   për   mbrojtjen   e   të   drejtave ndërkombëtare të shqiptarëve në ato vite. Kjo drejtori do të merrej edhe me problemet e diasporës shqiptare jashtë vendit, si dhe të mbante statistikat mbi numrin dhe gjendjen e tyre. Po në këtë vit u rihap në strukturë edhe Drejtoria e Shtypit e cila u shkëput përsëri nga Ministria e Brendshme. Kjo drejtori u ngarkua edhe me detyrën e kontrollit të librave që hynin në Shqipëri.

 

Ndërkohë vazhdoi hapja intensive e konsullatave të nderit për të bërë të njohura vlerat e Shqipërisë në Evropë e më gjerë në pamundësi për të hapur përfaqësi konsullore shqiptare në këto shtete. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1939.

 

19391944

 

Pas pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939, qeveria e re e krijuar më 12 prill 1939 dhe e kryesuar nga Shefqet Verlaci, ngarkoi Dr. Xhemil Dino-Ministër i Punëve të Jashtme, që të hynte në marrëveshje me Ministrin e Jashtëm Italian, Kontin Cianno, për arritjen e një akordi, në bazë të të cilit të unifikoheshin shërbimet diplomatike dhe konsullore të të dy mbretërive shqiptare dhe atë italiane dhe që marrëdhëniet ndërkombëtare të të dy shteteve të përqendroheshin në Romë pranë Ministrisë Mbretërore të Punëve të Jashtme. Në atë kohë MPJ Shqiptare kishte një personel të përbërë nga një drejtor protokolli, një drejtor politik të përkohshëm, një drejtor ad interim për punët me Lidhjen e Kombeve, një shef të shifrës, 4 sekretarë të dytë dhe të tretë, dhe 10 atashe.

 

Ndërsa qeveria vazhdoi punën e saj për më shumë se dy vite, deri ne 4 dhjetor 1941, veprimtaria e MPJ nuk u zgjat as edhe tre muaj. Më 3 qershor 1939, Dino dhe Ciano nënshkruan akordin në fjalë. Pasi u miratua nga Këshilli i Ministrave, akordi iu kalua me 5 qershor 1939 Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Shqipëri Francesco Jacomoni për dekretim. Po më 5 qeshor 1939, akordi u dekretua. Në këtë akord parashikohej gjithashtu edhe “krijimi përkohësisht i një Zyre në varësi të Kryesisë së Këshillit të Ministrave e cila ngarkohej me trajtimin dhe likuidimin e çdo çështjeje me karakter

 

administrativ e mbetur e patrajtuar deri më 3 qershor 1939 nga MPJ tashmë e suprimuar.” Pas kësaj date të gjitha aktet zyrtare i drejtoheshin Kryesisë së Këshillit të Ministrave për zgjidhje. Shërbimi diplomatik e konsullor shqiptar u suprimua nga shërbimi diplomatik e konsullor Italian. Ndërkohe pranë MPJ italiane u krijua nënsekretariati i shtetit për punët e Shqipërisë, ose siç njihesh me emrin “ Zyra Shqiptare”.

 

Në vitin 1940, Mëkëmbësia e Përgjithshme Mbretërore u ndodh përballë një numri të madh ankesash të shumë familjeve shqiptare të shqetësuara se nuk kishin marrë lajme prej të afërmeve të tyre që ndodheshin në shtetet që ishin në konflikt. Në këto kushte MPJ Mbretërore vendosi krijimin e një shërbimi informatash mbi shqiptarët që banonin ndër vendet e pushtuara ose armike si dhe të kolonive. Ky shërbim shkonte paralel me atë që ekzistonte për italianët në ato vende.

 

Pas likuidimit të atributeve të MPJ-së Shqiptare, në janar 1941 një pjesë e personelit diplomatik shqiptar me bindje fashiste, që aktualisht ishin të papunë, u pranuan në rolin e nëpunësit për çështjet shqiptare pranë MPJ-së së Romës ose u bënë pjesë e listës së pritjes së këtij institucioni.

 

Nga qershori i vitit 1939 dhe deri në tetor të vitit 1943, Shqipëria nuk kishte Ministri të Punëve të Jashtme për rrjedhojë nuk ekzistonte as shërbimi diplomatik shqiptar.

 

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 14 shtator 1943, politikanët e mbetur nga administrata e vjetër krijuan një Kuvend Kombëtar të përbërë prej 22 vetave, të kryesuar nga Pejani, si edhe një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm të përbërë prej 6 vetave, të kryesuar nga Ibrahim Biçakçiu, komitet i cili funksiononte si qeveri e përkohshme. Detyra e parë e këtij Kuvendi ishte të shpallte fundin e zgjedhës italiane në Shqipëri dhe të bënte thirrje për krijimin e një qeverie përfaqësuese. Komiteti Ekzekutiv  i  Përkohshëm  mori  në  dorëzim  drejtimin  e  punëve  të  shtetit  deri  në formimin e qeverisë. Pjesë e këtij Komiteti ishte edhe “Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme”. Me vendimin nr.61, datë 21 shtator 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm shfuqizoi akordin e lidhur me 3 qershor 1939 midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane mbi unifikimin e shërbimeve diplomatike dhe konsullore.

 

Zyra e ngarkuar për Punët e Jashtme, dhe më vonë MPJ, gjatë kohës së pushtimit gjerman ishte ngarkuar të kryente funksionet ndërlidhëse ndërmjet Administratës Shqiptare dhe autoriteteve ushtarake gjermane. Çdo dikaster që ndeshte pengesa në punën  e  tij  nga  veprimtaria  e  Administratës  Ushtarake  gjermane  në  Shqipëri  i drejtohej Zyrës së ngarkuar me Punët e Jashtme dhe më vonë MPJ-së.

 

Me Vendimin nr.68, datë 13 tetor 1943, Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm i Shqipërisë nën kryesinë e Ibrahim Biçakçiut, vendosi që në situatën e re të krijuar Shqipëria duhej të dilte si subjekt i pavarur në arenën e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare.  Organ  i  përshtatshëm  për  të  përfaqësuar  Shqipërinë  do  të  ishte

 

Ministria e Punëve të Jashtme e cila do të bënte hapat e duhura për rinjohjen e

Shqipërisë si shtet i pavarur në radhën e shteteve të tjera. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm vendosi:

  • Rikrijimin e MPJ-së me të gjitha organet që kishte pasur para 7 prillit 1939
  • Rimarrjen  në   shërbimin   e   jashtëm   të   të   gjithë   atyre   nëpunësve   dhe funksionarëve që kishin qenë në administratën e shërbimit të jashtëm deri me 7 prill 1939 dhe që ishin të papërlyer me shërbimin Italian.

 

U vendos që MPJ do të kishte 87 veta nga të cilët 65 diplomatë, 5 kancelarë, kryekaliografë, përkthyes, 10 daktilografë e agjentë, 7 punëtorë pastrimi. Zgjedhjen e njerëzve do ta bënte Këshilli Administrativ i përbërë nga ish-funksionarë të lartë të MPJ para 7 prillit 1939 nën kryesinë e Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme. Vendimet e tij do të miratoheshin nga Ministri i Punëve të Jashtme ose një prej zëvendësve të tij. Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm ngarkoi Z. Vehbi Frashëri me drejtimin e punëve me jashtë deri në formimin e Qeverisë Shqiptare.

 

Në mbledhjen e V të Kuvendit Kombëtar, 22 tetor 1943, ky i fundit miratoi krijimin e Këshillit të Lartë  të Regjencës dhe shfuqizimin e atyre ligjeve dhe  rregulloreve të miratuara në periudhën 12 prill 1939 – 14 shtator 1943 “…që nuk pajtoheshin me frymën e vendimeve të Kuvendit Kombëtar”. Kuvendi rinjohu të gjitha dispozitat e Statutit të dt. 1 dhjetor 1928 që nuk vinin në kundërshtim me vendimet e Kuvendit Kombëtar e as me ligjet në veprim.

 

Më  5  nëntor  1943  u  krijua  qeveria  me  Kryeministër  Rexhep  Mitrovicën.  Posti  i Ministrit  të  Punëve  të  Jashme  iu  ngarkua  Z.  Mehmet  Konica  ndërsa  posti  i Nënministrit të Punëve të Jashtme z. Vehbi Frashëri. Z. Menhmet Konica nuk mori pjesë në betimin e kabinetit të ri qeveritar dhe nuk e ushtroi këtë detyrë deri në 6 shkurt 1944 ku Ministër i Punëve të Jashtme emërohet z. Bahri Omari. Gjatë kësaj kohe  z.  Rexhep  Mitrovica,  Kryetari  i  Kabinetit  Qeveritar  ushtroi  edhe  detyrën  e Ministrit të Punëve të Jashtme. Më 17 korrik posti i Ministrit të Jashtme i kaloi z. Ekrem Vlora.

 

Po në nëntor 1943 Këshilli i Naltë i Regjencës, miratoi propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për disa ndryshime në Ligjin Organik të MPJ-së të vitit 1929. Këto ndryshime u dekretuan në mars 1944. Në Ligjin Organik të MPJ-së ishte shtuar pika që rekrutimi i personelit të MPJ-së do të bëhej për ata që kishin qenë në shërbimin e jashtëm para 7 prillit 1939, duke konfirmuar frymën e Vendimit Nr.68, date 13 tetor

1943 të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm mbi rikrijimin ë MPJ. MPJ tani do të kishte këtë strukturë organizative:

  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Drejtoria Politike, me tre seksione:
  • Seksioni politik

 

  • Seksioni i traktateve dhe punëve ekonomike
  • Seksionin e statistikës dhe dokumentimit
  • Drejtoria Administrative-Konsullore
  • Drejtoria e Ceremonive
  • Zyra e Shifrës
  • Zyra e Arkivës
  • Zyra e  Kontabilitetit,  personeli  i  së  cilës  do  të  rekrutohej  nga  Ministria e

Financave

  • Daktilografia
  • Zyra e Ekonomatit
  • Kjo do të ishte struktura e MPJ-së deri në rivendosjen e paqes. Deri në atë kohë

Shqipëria do të kishte këto përfaqësi diplomatike:

  • Legata në: Berlin, Bernë, Zagreb, Bukuresht, Sofje, Ankara.
  • Kryekonsullata në: Beograd, Athinë, Stamboll, Shkup
  • Konsullata në: Manastir, Janinë, Selanik.

 

Në kushtet e luftës, qeverisë nuk iu dha mundësi për të realizuar këto objektiva diplomatike. Ligji  parashikonte  që  do  të  vazhdonte  e  njëjtë  politikë  e  dhënies së gradave per anëtarët e shërbimit diplomatik. Gradat diplomatike do të shoqëroheshin me pagesa te diferencuara të përcaktuara në ligj.

 

Pas  dorëheqjes  së  kabinetit  Mitrovica  në  qershor  1944,  në  korrik  1944  formohet kabineti i Fiqiri Dines (korrik 1944 – 28 gusht 1944). Qeveria Dine ishte qeveria e fundit shqiptare nën pushtimin gjerman.

 

Ndërkohë, si pasojë e zhvillimeve politike që ndodhën në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së   Dytë   Botërore,   Këshilli   Antifashist   Nacionalçlirimtar   (KANÇ)   i   krijuar   në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942, dhe i drejtuar nga Partia Komuniste Shqiptare, u mblodh në Përmet në maj 1944. Me vendim të veçantë, më 28 maj 1944, KANÇ zgjodhi Kryesinë e tij. Kjo e fundit emëroi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar të përbërë prej 13 anëtarësh me të gjitha atributet e një qeverie popullore provizore”. Punët me jashtë do ti mbulonte Omer Nishani, anëtar i këtij Komiteti, me emërtesën “I ngarkuar me Punë të Jashtme”.

 

Më 22 tetor 1944, në mbledhjen e Këshillit Antifashist-Nacionalçlirimtar e cila u organizua në Berat, u vendos transformimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike të Përkohshme të Shqipërisë. Omer Nishani u rikonfirmua në detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në këtë qeveri. Që nga krijimi i Komitetit dhe deri  në  shndërrimin  e  tij  në  qeveri  te  përkohshme,  aktiviteti  diplomatik  ishte  i kufizuar, pasi Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermania naziste. Pas 22 tetorit 1944, MPJ e Qeverisë Demokratike të Përkohshme vazhdoi të kishte në strukturën e saj vetëm     Zyrën     e     Ministrit     dhe     një     person     të     atashuar     pranë     tij.

 

19441992

 

Pas çlirimit të vendit, Qeveria Demokratike e Përkohshme punoi për krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të saj si dhe për njohjen e saj nga ndërkombëtarët.

 

Në strukturën e MPJ-së në dhjetor 1944 u krijua Sekretaria.

 

Struktura e MPJ-së përbëhej nga Zyra e Ministrit dhe Sekretaria. Në janar të vitit

1945 strukturës së MPJ iu shtua edhe Daktilografia. Po në këtë vit u krijua Zyra e Arkivës, Zyra e Dokumenteve, Drejtoria e Protokollit dhe e Ceremonialit dhe Zyra e Sekretarit  të  Përgjithshëm.  Në  tetor  të  vitit  1945  u  krijua  Drejtoria  Politike  dhe Drejtoria Konsullore, në nëntor 1945 u krijua Zyra e Personelit dhe Zyra e Shifrës. Në dhjetor 1945 u krijua Zyra e Llogarisë ndërsa Zyra e Dokumenteve u kthye në Zyrë të Studimeve.

 

Si për të gjithë administratën shtetërore, edhe për MPJ, u dhanë direktiva që personeli i MPJ-së tani do të rekrutohej “…nga ata të dalë nga radhët e frontit dhe pastaj nga të vjetrit si teknikë të nevojshëm për punën…”.

 

Aleatët e mëdhenj antifashistë ngarkuan Qeverinë Demokratike të Përkohshme si forcë politike   për   të   organizuar   zgjedhjet   për   Asamblenë   Kushtetuese.   Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 shpalli Shqipërinë Republikë Popullore dhe zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Enver Hoxha. Ky i fundit mori edhe funksionet e Ministrit të Punëve të Jashtme. Dr. Omer Nishani shkarkohet nga detyra  e  Ministrit  të  Punëve  të  Jashtme  më  9  shkurt  1946  pasi  u  zgjodh  nga Asambleja Kushtetuese si Kryetar i Presidiumit të saj.

 

Jugosllavia ishte shteti i pare që njohu qeverinë e re në maj 1945 dhe në korrik u hap legata shqiptare në Beograd. Më pas vazhduan vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Franca.

 

Në mars 1946 në strukturën e MPJ u krijua Ekonomati, një muaj më pas në prill 1946 u krijua Zyra e Shtypit dhe u hap Legata në Moskë. Në qershor 1946 Drejtoria e Protokollit kthehet në Shërbim Protokolli. Po në qershor 1946 hapet legata në Sofie. Në korrik 1946 u hap legata në Paris. Në fund të vitit 1946, MPJ kishte këtë strukturë :

 

  • Ministri
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Shërbimi i Protokollit
  • Drejtoria Politike
  • Drejtoria Konsullore
  • Zyra e Studimeve
  • Zyra e Shtypit
  • Zyra e Personelit
  • Zyra e Shifrës
  • Zyra e Kontabilitetit

 

  • Zyra e Arkivës
  • Ekonomati
  • Daktilografia

 

Zyrat vareshin nga Sekretari i Përgjithshëm. Drejtoritë vareshin nga Drejtorët ndërsa Sekretari i Përgjithshëm koordinonte punën ndërmjet tyre dhe ka përgjegjësinë e administrimit të të gjithë dikasterit nën drejtimin e Ministrit.

 

Për vitet 1945-1946 vazhdoi sistemi i vjetër i emërtesave me gradë dhe jo me pozicion pune.

 

Në mars 1946, MPJ bëri një deklaratë zyrtare se ai dikaster nuk njihte asnjë përfaqësi shqiptare jashtë qoftë diplomatike apo konsullore, përveç atyre të qeverisë së RP të Shqipërisë.

 

Organika e parë e plotë dhe e përgatitur në përputhje me hapësirat dhe orientimet e politikës së jashtme shqiptare të asaj kohe konsiderohet ajo e vitit 1947, vit kur edhe sistemi politik i shtetit monist u instalua plotësisht. U aprovua e para Rregullore mbi Organizimin e MPJ të RP të Shqipërisë, e cila u miratua nga Këshilli i Ministrave më 7 korrik 1947. Sipas kësaj rregulloreje MPJ ishte e organizuar në këtë mënyrë:

 

 

 

 

  • Ministri dhe 2 Nën/Ministra
  • Dega e Administratës që përfshinte:
  • Sekretarinë
  • Arkivin
  • Shërbimet
  • Drejtoria Politike që përfshinte:
  • Seksioni i I-rë ( marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik)
  • Seksioni i II-të ( marrëdhëniet me vendet e Demokracive Popullore)
  • Seksioni i III-të ( marrëdhëniet me Jugosllavinë)
  • Seksioni i IV-tërt ( marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë)
  • Seksioni i   V-të   (marrëdhëniet  me   Evropën   Perëndimore,   Amerikën, dominionet, kolonitë dhe Lindjen e Afërme dhe të Largët)
  • Seksioni i Personelit
  • Seksioni Konsullor
  • Seksioni i Protokollit dhe Ceremonialit
  • Seksioni i Studimeve të Problemeve Ndërkombëtare (kryente punët në lidhje me OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare)
  • Seksioni i Traktateve dhe Marrëveshjeve
  • Seksioni për Çështjet Ekonomike
  • Seksioni Shtypit
  • Seksioni i Llogarisë dhe Ekonomatit

 

Ministri, Nën-Ministrat dhe Shefi i Administratës përbënin Kolegjiumin e MPJ-së. Kolegjiumi ishte trupi Këshillues i Ministrit. Ai mund të pranonte si anëtarë të tij për konsultim edhe ndonjë nga shefat e seksioneve të veçanta apo drejtorët sipas performancës së tyre profesionale dhe peshës së pozicionit të tyre në MPJ.

 

Duke pasqyruar natyrën krejt politike që mori institucioni u suprimua pozicioni i punës së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ. Gjithçka varej nga stafi drejtues politik i institucionit.

 

Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, po sipas kësaj rregulloreje, ndaheshin në:

 

  • Legata
  • Krye-Konsullata
  • Konsullata
  • Nën-Konsullata

 

Me  kalimin  e  viteve,  edhe  struktura  e  MPJ-së  pësoi  ndryshime,  bëhet  më  e përqendruar politikisht dhe më e përshtatur ndaj politikave të brendshme dhe të jashtme të sistemit komunist.

 

Në vitin 1948 u krijua edhe Biblioteka e MPJ-së si pjesë e Degës së Studimeve. Po në këtë vit hyri në përdorim termi “referent” për diplomatët që nuk zinin poste drejtuese në  MPJ. Që  nga viti  1950  sistemi  i  gradave  diplomatike  i  trashëguar nga  shteti shqiptar i paraluftës nuk figuronte më, që do të thoshte që punonjësit e MPJ-së paguheshin sipas punës që bënin dhe jo sipas gradës së tyre diplomatike. Kjo i dha një  goditje  të  rëndë  ngritjes  së  një  shërbimi  të  jashtëm  profesional  mbi  bazën e karrierës diplomatike.

 

Në vitin 1950, për herë të parë u shfaq pozicioni i Këshilltarit Juridik pranë Ministrit të Punëve të Jashtme.

 

Duke demonstruar ndarjen e madhe Lindje-Perëndim në marrëdhëniet Ndërkombëtare në kuadrin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1951 Drejtoria Politike u nda në:

 

  • Dega I Politike që përfshinte vendet e kampit socialist të lindjes,
  • Dega II  Politike  që  përfshinte  vendet  kapitaliste  perëndimore,  ku  pas zhvillimeve   të   vitit   1948,   bën   pjesë   edhe   Jugosllavia.   Në   këtë   degë përfshiheshin edhe vendet e Lindjes së Afërt.
  • U krijua edhe Dega e Organizatave Ndërkombëtare
  • Në vitin 1954, doli më vete Seksioni Sekret dhe Arkiva, i përbërë nga 12 veta.

Disa nga seksionet e tjera u kthyen në degë administrative.

 

Në vitet ’70-të kishte 4 drejtori politike që mbulonin rajone të ndryshme gjeografike. Në  këto  vite  në  strukturën  e  MPJ-së  u  formua  edhe  Komiteti  i  Marrëdhënieve Kulturore me Botën e Jashtme, nga ku varej edhe Redaksia e Revistës dhe gazetës

 

“Shqipëria e Re” si pjesë e propagandës së sistemit. Kjo shtonte karakterin politik të institucionit.

 

Në vitin 1985 u krijua Byroja Juridike, si pjesë e strukturës së MPJ-së që deri në këtë vit përfaqësohej vetëm nga një jurist. Tani degët u kthyen në drejtori dhe seksionet në degë. MPJ kishte 7 drejtori dhe 5 degë, 2 sektorë dhe Byronë Juridike në përbërjen e vet.

 

Në vitin 1982 u krijua edhe Instituti për Studimin e Marrëdhënieve të Sotme Ndërkombëtare me një organike me 25 veta e në varësi të Ministrit të Punëve të Jashtme. Në vitin 1989, organika e aparatit të MPJ-së kishte 123 punonjës.

 

19922017

 

Pas ndryshimeve politike demokratike që ndodhën në Shqipëri në vitin 1992 dhe frymarrjes së re që mori politika e jashtme shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme filloi të luante një rol të mirëfilltë profesional në hartimin e ndërtimin e politikës së jashtme të shtetit shqiptar. Politika e jashtme shqiptare paraqitet në botë me një strategji dhe taktikë të re veprimi që ndryshonte mjaft nga e kaluara. U rrit efektiviteti në hartimin e politikave dhe në vendimmarrje. Kjo u pasqyrua edhe në organizimin e ri të MPJ-së.

 

Struktura e MPJ paraqitej:

 

  • Ministri
  • Kabineti i  Ministrit,  (sektor  që  organizohet  për  herë  të  parë  në  MPJ  që disiplinonte komunikimin e Ministrit me pjesën tjetër të MPJ-së)
  • 2 Zëvendësministra
  • Sekretari i  Përgjithshëm  (ky  post  që  u  propozua  për  hërë  të  parë  pas përfundimit të luftës, tani propozohet për të rritur saktësinë e veprimtarisë së njësive të ndryshme strukturore të saj)
  • Drejtoria e Parë Politike – (Vendet e Ballkanit dhe bota arabe)
  • Drejtoria e Dytë Politike – (Evropa, Bashkimi Sovjetik, Afrika)
  • Drejtoria e Tretë Politike – (Amerika, SHBA, Azi-Paqësor)
  • Drejtoria e Bashkëpunimit Ekonomik
  • Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare
  • Drejtoria e Bashkëpunimit Kulturor, Teknik dhe Shkencor. Kjo drejtori që në nëntor të vitit 1991 zëvendësonte Komitetin e Marrëdhënieve Kulturore me Botën e Jashtme. Revista dhe gazeta “Shqipëria e re” u mbyll po në nëntor të vitit 1991.
  • Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit
  • Drejtoria e Emigracionit
  • Drejtoria e Personelit
  • Drejtoria e Çështjeve Juridike, Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare
  • Drejtoria e Protokollit

 

  • Drejtoria e Përgjithshme e Mbështetjes, ku bënin pjesë Dega e Financës
  • Dega e Arkivit Historik, Sektori i Shërbimit Administrativ dhe Mirëmbajtjes
  • Sektori i Sigurimit të dokumentacionit dhe mjediseve në MPJ, Sektori Special
  • Sektori Shkencor i studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 

U shkri Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik si ndërmarrje shtetërore dhe u krijua Zyra e Shërbimit të Trupit Diplomatik e cila tani do të ishte pjesë e strukturës së MPJ-së. Objekti i punës së saj do të ishte kryerja e shërbimeve komunale në përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë dhe ato shqiptare jashtë vendit.

 

Për sa i përket stafit të MPJ-së, që në vitin 1991, kur Shqipëria kishte hyrë në epokën e  pluralizmit  politik,  filloi  të  aplikohej  konkursi  i  njohurive  për  rekrutimin  e punonjësve të rinj në MPJ. Në vitin 1996 pati përpjekje për të filluar aplikimin e sistemit të gradave diplomatikë në shërbimin e jashtëm shqiptar, por ky proces nuk u finalizua pasi mungonte kuadri i nevojshëm ligjor. Sistemi i gradave diplomatike filloi të aplikohet me daljen e Ligjit “Për Shërbimin e Jashtëm” në vitin 1998, ligj që synonte të rregullonte krejt veprimtarinë e shërbimit të jashtëm shqiptar. Gradat diplomatike shoqëroheshin me trajtim të diferencuar financiar.

 

Në vitin 1997 me zhvillimet e reja që kishin ndodhur në politikën e jashtme shqiptare dhe me intensifikimin e proceseve integruese euroatlantike, struktura e MPJ-së pësoi përsëri ndryshime.

 

Në drejtimin e Ministrisë u shtua edhe pozicioni i Sekretarit të Shtetit për Integrimin

Euroatlantik. Tani MPJ ka këto ndarje strukturore:

 

  • Drejtoria e OKB-së dhe Nismave të tjera Shumëpalëshe
  • Drejtoria e Bashkëpunimit Euroatlantik
  • Drejtoria e Afrikës, Lindjes së Afërt e të Mesme
  • Drejtoria e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit
  • Drejtoria e Evropës
  • Drejtoria Rajonale
  • Drejtoria e Protokollit të Shtetit
  • Drejtoria e Çështjeve Juridike, Traktateve dhe Konsullore
  • Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit
  • Instituti Kombëtar i Diasporës që zëvendësoi Drejtorinë e Emigracionit
  • Drejtoria Ekonomike
  • Drejtoria e Personelit, Organizimit dhe Shërbimeve, ku bënin pjesë Sektori i Personel-Organizimit, Sektori  i  Shërbimeve,  Zyra  e  Ndërlidhjes  (Zyra  e Faksit), Sektori i Informacionit, Teknologjisë dhe Statistikës, Sektori i Arkiv- Dokumentacionit, Sekretaria Qëndrore, Biblioteka, dhe prapavija e MPJ-së.
  • Më pas, në vitin 2000, kjo strukturë pësoi ndryshime. U krijuan:
  • Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit Euroatlantik që përfshinte:
  • Drejtorinë e Integrimit Evropian
  • Drejtorinë e Çështjeve të Sigurisë dhe të Demokracisë

 

  • Drejtoria e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit u nda në:
  • Drejtori a e Amerikës
  • Drejtoria e Afro-Azisë
  • Drejtoria e Bashkëpunimit Ekonomik
  • Zyra e Përfaqësuesit Ligjor të shtetit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut
  • Zyra e Minoriteteve
  • Drejtoria e Arkiv-Dokumentacionit
  • Drejtoria e Shtypit dhe e Informacionit (pjesë u bë Sektori i Teknologjisë së

Informacionit)

  • Drejtoria e Financave që zëvendësoi Drejtorinë Ekonomike
  • Drejtoria e Analizës dhe Prognozës e ngarkuar të kryejë studime dhe analiza për politika apo qëndrime të caktuara politike të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare

 

Pas miratimit të Ligjit “Për Statusin e Nëpunësit Civil” në vitin 2001, pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm mori rolin e ndërmjetësit midis nëpunësve civilë të institucionit dhe stafit drejtues politik të Ministrisë, rol që vazhdon të ushtrohet edhe sot.

 

Në qershor 2002 u bënë ndryshime të tjera në strukturën organike të MPJ-së: Nisur nga pozicioni dhe roli strategjik që luan Shqipëria në rajonin e Ballkanit, u krijua:

 

Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e përbërë nga :

 

  • Drejtoria e Marrëdhënieve Dypalëshe
  • Drejtoria e Nismave Rajonale Shumëpalëshe
  • Drejtoria e Kosovës
  • Këto ndryshime përfshinin edhe krijimin e:
  • Drejtorisë së Vendeve Anëtare dhe Pranë BE-së dhe
  • Drejtorisë së Vendeve Jo-anëtare në BE.
  • U nda  Drejtoria  Konsullore  nga  Drejtoria  e  Çështjeve  Juridike  dhe

Traktateve

  • U krijua Drejtoria e Kontrollit Financiar
  • Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (ish Drejtoria e Personel- Organizimit dhe Shërbimeve)

 

Kjo formë e organizimit të MPJ vazhdoi deri më 1 mars 2006. Në këtë kohë MPJ u ristrukturua në përputhje me prioritetet e programit të ri qeverisës. Në strukturën e MPJ-së u krijuan 3 Drejtori të Përgjithshme:

 

  • Drejtoria e Përgjithshme e Marrëdhënieve Dypalëshe e përbëre nga:
  • Drejtoria e Evropës, Amerikës dhe Rusisë
  • Drejtoria e Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Largët
  • Drejtoria e Përgjithshme e Marrëdhënieve Shumëpalëshe e përbërë nga:
  • Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare

 

  • Drejtoria e Nismave Shumëpalëshe
  • Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Juridike dhe e Traktateve e përbërë nga:
  • Drejtoria Juridike dhe e Traktateve
  • Drejtoria Konsullore.

 

Për të pasqyruar një dimension të ri të diplomacisë shqiptare, atë të diplomacisë ekonomike dhe kulturore, u krijua Drejtoria e Promovimit Ekonomik dhe Kulturor.

 

Në strukturën e re u shkri Drejtoria e Përgjithshme Rajonale dhe u krijua Drejtoria e Marrëdhënieve me Vendet Fqinjë, e përbërë nga Sektori i Kosovës, Sektori i Marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe Sektori i Marrëdhënieve me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Me vendim te veçante te Keshillit te Ministrave me 1 mars 2006 u krijua ne MPJ Akademia Diplomatike. U shkri gjithashtu Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve si dhe Drejtoria e Arkiv-Dokumentacionit dhe u krijua Drejtoria e Personelit dhe Arkiv-Dokumentacionit dhe Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve.

 

Për një koordinim më të mirë të punëve dhe shkëmbim të informacionit ndërmjet MPJ dhe përfaqësive dhe midis vetë përfaqësive, në MPJ u krijua Njësia e Ndërlidhjes, Koordinimit të Përfaqësive dhe Sekretaria Qendrore.

 

Kjo mënyrë organizimi strukturor vazhdoi deri në qershor 2008. Në përputhje me dinamizmin e politikës së jashtme shqiptare, struktura e MPJ ka pësuar disa ndryshime.

 

Në funksion të një ndjekie më të mirë të problemeve të integrimit euro-atlantik të vendit, u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit Euroatlantik dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe.

 

Duke  i  dhënë  prioritet  dimensionit  rajonal  të  diplomacisë  shqiptare  u  ri-krijua Drejtoria e Përgjithshme Rajonale, por me një organizim tjetër. Ajo përbëhej nga Drejtoria e Kosovës,Maqedonisë dhe Malit të Zi, Drejtoria e Italisë,Greqisë dhe Turqisë (Malta e Qipro), Drejtoria e Europës Juglindore (Serbi,Bosnjë- Hercegovinë,Kroaci,Bullgari,Rumani,Slloveni),Drejtoria e Nismave Rajonale.

 

Po në këtë strukturë u krijua edhe Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Imazhit,Diplomacisë Publike dhe Diasporës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse.

 

Kjo strukturë funksionoi deri në 1 shkurt 2010. Pas 1 shkurtit 2010, në Ministrinë e Punëve  të  Jashtme  do  të  funksionojnë  8  Drejtori  të  Përgjithshme.  Konkretisht: Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Evropiane, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Sigurisë   dhe   Organizatave   Ndërkombëtare,   Drejtoria   e   Përgjithshme   Rajonale, Drejtoria  e  Përgjithshme  e  të  Drejtës  Ndërkombëtare  dhe  Çështjeve  Konsullore, Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Marrëdhënieve  Dypalëshe,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e

 

Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse. Përveç drejtorive të përgjithshme funksionojnë edhe Drejtoria e Auditit të Brendshëm, Drejtoria e Protokollit të Shtetit, Instituti i Diasporës dhe Akademia Diplomatike.

 

Kjo  strukturë  organizimi  vazhdoi  deri  më  29.3.2012,  kohë  kur  qeveria  shqiptare miratoi strukturën e re të këtij institucioni. Në bazë të saj, në MPJ funksionojnë 4 drejtori të përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Evropiane , Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Globale dhe Organizatave Ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Amerikave, Azisë dhe Afrikës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse. Përveç tyre funksionojnë edhe Drejtoria e Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare, Drejtoria Konsullore, Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, Drejtoria e Diplomacisë Publike, Drejtoria e Protokollit të Shtetit, Akademia Diplomatike, Instituti i Diasporës dhe Diplomacisë Kulturore, Drejtoria e Auditit të Brendshëm, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.

 

Pas zgjedhjeve politike të vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme funksionoi sipas një strukture të re organizimi. U krijuan vetem dy drejtori të përgjithshme;

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike dhe Strategjike, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetese.

Ndër drejtoritë e krijuara rishtasi me stukturën e re organizative ishin Drejtoria e Politikave të Sigurisë e organizuar në dy sektorë Sektori i NATO-s dhe Sektori i CSDP dhe Çështjeve të Sigurisë, Drejtoria e Diplomacisë Publike, Partneriteteve dhe Diasporës e organizuar në tre sektorë Sektori i Diplomacisë Ekonomike, Sektori i Diplomacisë Publike dhe Sektori i Diasporës, dhe Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit. Pjese e re e strukturës së institucionit ishte edhe krijimi i Qendrës së Ekselencës , e cila menaxhonte projekte të ndryshme studimore të MPJ në bashkëpunim me donator të huaj ose vendas, për evidentimin e vlerave të diplomacisë shqiptare dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit.

Në  shtator  2017,  Ministria  e  Punëve  të  Jashtme  i  transferoi  përgjegjësitë  e  saj shtetërore  tek Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e krijuar me Dekretin Nr.10604, dt.10.09.2017 te Presidentit te Republikes se Shqiperise.

 

MINISTRAT  E  PUNËVE  TË  JASHTME  QË  PREJ  VITIT

1912

 

4 dhjetor 1912 – qershor 1913            Ismail Qemali qershor

 

1913 – 24 janar 1914                         Myfit Libohova

 

17 mars 1914 – 20 maj 1914              Turhan Përmeti

 

28 maj 1914 – 3 shtator 1914            Preng Bib Doda

 

25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920         Myfit Libohova

 

30 janar 1920 – 14 nëntor 1920         Mehmet Konica

 

19 nëntor 1920 – 1 korrik 1921           Iljaz Vrioni

 

11korrik 1921 – 6 tetor 1921                  Pandeli Vangjeli

 

16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921               Pandeli Vangjeli

 

7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921            Fan Noli

 

12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921           Xhafer Villa

 

24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922            Fan Noli

 

2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924              Pandeli Evangjeli

 

30 mars 1924 – 27 maj 1924                   Iljaz Vrioni

 

16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924           Sulejman Delvina

 

24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925               Iljaz Vrioni

 

6 janar 1925 – 31 janar 1925                  Gjergj Koleci

 

 

 

1 mars 1925 – 23 shtator 1925                Myfit Libohova

 

28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927             Hysen Vrioni

 

12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927                Iljaz Vrioni

 

1927 – 10 maj 1928                                 Iljaz Vrioni

 

11 maj 1928 – 1 shtator 1928                   Iljaz Vrioni

 

5 shtator 1928 – 13 janar 1929                Iljaz Vrioni

 

14 janar 1929 – 5 mars 1930                    Rauf Fico

 

6 mars 1930 – 11 prill 1931                      Rauf Fico

 

20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932                   Hysen Vrioni

 

11 janar 1933 – 6 tetor 1935                     Xhafer Villa

 

21 tetor 1935 – 7 nëntor 1936                   Fuat Asllani

 

9 nëntor 1936 – 2 prill 1939                      Ekrem Libohova

 

9 prill 1939 – 12 prill 1939                        Mihal Sherko

 

12 prill 1939 –                                         Xhemil Dino

 

3 qershor 1939 – Aktiviteti i marrëdhënieve me jashtë u mor përsipër nga Ministria e Jashtme italiane

 

5 nëntor 1943 – 6 shkurt 1944                   Rexhep Mitrovica, Kryeministër, ushtron edhe funksionin e Ministrit të Punëve të Jashtme

 

6 shkurt 1944 – 17 korrik 1944                Bahri Omari

 

17 korrik 1944 – 28 gusht 1944                Ekrem Vlora

 

6 shtator 1944 – 29 nëntor 1944               Ibrahim Bicakciu

 

27 maj 1944 – 22 tetor 1944                     Omer Nishani,

 

22 tetor 1944 – 10 janar 1946                   Omer Nishani

 

11 janar 1946 – 18 mars 1946                  Omer Nishani

 

22 mars 1946 – 30 qershor 1950               Enver Hoxha

 

5 korrik 1950 – 23 korrik 1953                  Enver Hoxha

 

23 korrik 1953 – 19 korrik 1954                Behar Shtylla

 

20 korrik 1953 – 21 qershor 1958              Behar Shtylla

 

22 qershor 1958 – 17 qershor 1970            Behar Shtylla

 

17 qershor 1970 – 29 tetor 1974                 Nesti Nase

 

29 tetor 1974 – 26 dhjetor 1978                 Nesti Nase

 

27 dhjetor 1978 – 30 qershor 1982             Nesti Nase

 

30 qershor 1982 – 22 nëntor 1982              Reiz Malile

 

23 nëntor 1982 – 21 shkurt 1987               Reiz Malile

 

20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991               Reiz Malile

 

22 shkurt 1991 – 9 maj 1991                    Muhamet Kapllani

 

9 maj 1991 – 5 janar 1991                         Muhamet Kapllani

 

5 maj 1991 – 6 dhjetor 1991                      Muhamet Kapllani

 

18 dhjetor 1991 – 11 prill 1992                Ilir Bocka

 

11 prill 1992 – 11 korrik 1996                 Alfred Serreqi

 

11 korrik 1996 – 12 prill 1997                 Tritan Shehu

 

12 prill 1997 – 25 korrik 1997                 Arjan Starova

 

25 korrik 1997 – 11 shtator 2001             Paskal Milo

 

11 shtator 2001 – 30 korrik 2002           Arta Dade

 

30 korrik 2002 – 18 korrik 2003              Ilir Meta

 

29 dhjetor 2003 – 12 shtator 2005          Kastriot Islami

 

11 shtator 2005 – 01 maj 2007               Besnik Mustafaj

 

01 maj 2007 – 17 shtator 2009               Lulzim Basha

 

17 shtator 2009 – 17 shtator 2010          Ilir Meta

 

17 shtator 2010 – 2 korrik 2012            Edmond Haxhinasto

 

3 korrik 2012 – 4 prill 2013                   Edmond Panariti

 

4 prill 2013 – 15 shtator 2013               Aldo Bumçi

 

15 shtator 2013 – 9 shtator 2017           Ditmir Bushati

 

Aktualisht Ministër Edi Rama, Ministër në detyrë Gent Cakaj

 

 

 

***

 

SHËRBIMI KONSULLOR ONLINE

Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore

TË NDERUAR QYTETARË, duke klikuar mbi secilin nga shërbimet konsullore të listuara më poshtë, Ju keni mundësi të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse.

Gjithashtu, në fund të çdo përshkrimi të shërbimeve konsullore më poshtë do të gjeni butonin “KLIKO KËTU”, e cila Ju mundëson aplikimin direkt online për shërbimin e kërkuar.

 

1.APLIKIM PËR ASISTENCË

0101-Asistencë e Përgjithshme

0102-Asistencë për Shtetasit Shqiptar të Humbur

0103-Asistencë për Shtetasit Shqiptar të Ndaluar ose të Burgosur

 

2.APLIKIM PËR FITIMIN, RIFITIMIN DHE LËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

0201-Shtetësi me Dhënie

0202-Shtetësi me Njohje

0203-Rifitim Shtetësie

0204-Lënie Shtetësie

 

3.APLIKIM PËR PASAPORTË DHE KARTË IDENTITETI

Pranë Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore sa vijon:

  • Athinë Selanik
  • Romë Milano
  • Londër Bruksel
  • Mynih Zyra Konsullore Nju Jork

4.APLIKIM PËR LEJE KALIMI (LAISSEZ PASSER)

04-Leje Kalimi

0401-Leje Transport Trupi

 

5.APLIKIM PËR AKTE TË GJENDJES CIVILE

0501-Regjistrim fëmije

0502-Çertifikatë Lindje*

0503-Regjistrim Martese

0504-Çertifikatë Martese*

0505-Regjistrim Vdekje

0506-Çertifikatë Vdekje*

0507-Çertifikatë Familjare*

0508-Lidhje Martese me shqiptar

0509-Lidhje Martese me të huaj

0510-Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)*

Shënim:

* Këto Çertifikata lëshohen vetëm në Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të SH-së të akredituara në Itali.

 

6.APLIKIM PËR AKTE NOTERIALE

0601-Prokurë e Posaçme

0602-Autentifikim nënshkrimi

0603-Ekstrakt dokumenti (Dublikatë)

0604-Deklaratë noteriale

0605-Procesverbal

0607- Deklaratë (të ndryshme)

 

7 – VËRTETIME

0701-Vërtetim Konsullor mbi të Dhënat e Sakta

0702-Vërtetim Konsullor Identiteti

0703-Vërtetim Çertifikatë Martese

0704-Vërtetim Konsullor (të ndryshëm)

0705-Vërtetim Konsullor mbi të dhënat personale

0706-Vërtetim Çertifikatë Lindje

0707-Vërtetim Çertifikatë Familjare

0708-Njëhsim me Origjinalin

0709-Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit (për Denoncim ose Konvertim)

0710-Vërtetim mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

0711-Vërtetim mbi Vetë Deklarimin për Humbjen e dokumenteve

0712-Vërtetim mbi Vetë Deklarimin për Vjedhjen e dokumenteve

0713-Vërtetim mbi Vetë Deklarimin për Dëmtimin e dokumenteve

0714-Vërtetim mbi Vetë Deklarimin për Bllokimin e dokumenteve

 

APLIKIM PËR PËRKTHIME

08-Vërtetim Përkthimi

 

APLIKIM PËR LEGALIZIME

09-Legalizim i dokumenteve të huaja

 

APLIKIM PËR VIZË

 

 

***

DIPLOMACIA EKONOMIKE

Diplomacia Ekonomike në Fokusin e Politikës së Jashtme

Diplomacia ekonomike përcaktohet tradicionalisht si vendimmarrje, politikë bërje dhe advokim i interesave të biznesit të shtetit përcjellës. Diplomacia ekonomike kërkon zbatimin e ekspertizës teknike që analizon efektet e situatës ekonomike të një vendi brenda kuadrit të klimës së saj politike dhe interesave ekonomike.
Diplomacia ekonomike është arti i shërbimit të sigurisë ekonomike të vendit dhe interesave strategjikë të tij përmes përdorimit të instrumenteve ekonomike në kryerjen e marrëdhënieve shtet-shtet. Diplomacia ekonomike është krijuar për të ndikuar në politikat dhe rregulloret e qeverive të huaja, si dhe ato të organizatave ndërkombëtare. Ajo shkon përtej tregtisë dhe investimeve për të adresuar shkaqet e shumta të konflikteve ndërkombëtare.
Agjenda e diplomacisë ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe përmbledh ndër të tjera, çështje që lidhen me tregtinë e jashtme dhe marrëdhëniet e import-eksportit, promovimin e interesave ekonomike kombëtare në vendet e tjera, informimin dhe përditësimin e investitorëve potencialë të huaj për mundësitë e investimeve, negocimin e marrëveshjeve ekonomike dhe tregtare për ekonominë dhe tregtinë, si dhe bashkëpunimi me qëllim eliminimin e divergjencave, problematikave dhe harmonizimin e standardeve në sektorë të ndryshëm (ekonomik, social, mjedisor, arsimor etj).
Diplomacia ekonomike operon në tre nivele: dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh.
Diplomacia ekonomike dypalëshe luan një rol të madh në marrëdhëniet ekonomike. Ajo përfshin marrëveshjet dypalëshe mbi tregtinë, investimet, punësimin, taksimin, si dhe një gamë të gjerë çështjesh zyrtare dhe jo formale ekonomike midis dy vendeve. Marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë kanë qenë rendi i ditës dhe janë duke u zbatuar nga shumë vende të botës.
Bashkëpunimi rajonal ka një rëndësi në rritje në diplomacinë ekonomike. Interesat kombëtare dhe liberalizimi ekonomik realizohen më mirë veçanërisht në kontekstin e një rajoni të veçantë. Heqja e barrierave dhe hapja e tregjeve bëhen më të lehta brenda një kornize rajonale.
Diplomacia ekonomike shumëpalëshe zhvillohet në kuadrin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), si dhe organizata të shumta ekonomike dhe financiare ndërkombëtare si: Banka Botërore (BB), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), agjenci të ndryshme të Komb te Bashkuara etj. Krijimi i OBT-së, ka pasur një zhvendosje të politikave në sistemin global të tregtisë drejt promovimit të aktiviteteve ekonomike. Ruajtja e konkurrencës, sidoqoftë, mbetet një sfidë e rëndësishme për instrumentet dhe mekanizmat e krijuar nga marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale të tregtisë.

POTENCIALI I SHQIPERISE
Qeveria shqiptare është vazhdimisht e angazhuar me avancimin e cilësisë së reformave të reja, ritmin e shpejtë me të cilin po zbatohen ato, dhe mbi të gjitha, cilësinë dhe kapacitetin e vendimmarrjes drejt përmirësimit të mjedisit të biznesit nga një vit në tjetrin.
Në përpjekjen e vazhdueshme për të përfituar sa më shumë nga përvoja e aktorëve të brendshëm ekonomik, Qeveria e Shqipërisë flet për sipërmarrjen në gjuhën e vet. Janë ngritur struktura speciale shtetërore posaçërisht për të lehtësuar këtë komunikim, unifikimin e gjuhës, identifikimin e pengesave dhe problemeve dhe adresimin e saktë me zgjidhje më të mira.

PLANI I VEPRIMIT SHUMËVJEÇAR PËR NJË ZONË EKONOMIKE RAJONALE NË GJASHTË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR
Ky projekt plan i veprimit shumëvjeçar për një zonë rajonale ekonomike në Ballkanin Perëndimor (MAP REA) është hartuar me kërkesë të Gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për të përgatitur një “propozim për një qasje të përbashkët në çuarjen më tej bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, në kontekstin e procesit të Berlinit dhe Samitit të Trieste. MAP parashtron një agjendë të strukturuar për integrimin ekonomik rajonal, përgjatë linjave të propozuara në takimin e liderëve, përkatësisht: promovimin e integrimit të mëtejshëm të tregtisë, prezantimin e një hapësire dinamike të investimeve rajonale, lehtësimin e lëvizshmërisë rajonale dhe krijimin e një agjende të integrimit digjital. MAP buron nga angazhimet e ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 (SEE2020) dhe bazohet në rregullat dhe parimet e CEFTA-së dhe BE-së, të pasqyruara në Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit (MSA). Ajo parashikon zbatimin e veprimeve në të gjitha nivelet në periudhën midis 2017 dhe 2020 (me disa veprime që zgjasin deri në vitin 2023).
Zbatimi i veprimeve të listuara këtu ka për qëllim të arrijë një Zonë Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, të bazuar dhe në përputhje me rregullat e CEFTA-s dhe BE-së. Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe forcës punëtore, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, si dhe do të përshpejtojë konvergjencën me BE-në dhe do të sjellë prosperiteti për të gjithë qytetarët e saj. Zona Ekonomike Rajonale bazohet në parimet e mos-diskriminimit, duke krijuar një lojë të barabartë për të gjithë brenda rajonit. Për të lexuar më shumë, click here.

AGJENDA RAJONALE E REFORMËS SË INVESTIMEVE
Politikat e investimeve sipas standardeve të BE-së dhe praktikave më të mira ndërkombëtare
Agjenda Rajonale e Reformës së Investimeve (RIRA) përcakton rrugën për krijimin e një hapësire dinamike investimesh në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas MAP REA, brenda kontekstit të Strategjisë SEE 2020 dhe kornizës ligjore të CEFTA-s, dhe në përputhje me ekonominë individuale të MSA-ve . Ai vendos sektorin privat në qendër të përparësive, ndërkohë që njeh përparësitë individuale të zhvillimit të ekonomive të gjashtë vendeve të BP. Në përputhje me këto objektiva binjakë, agjenda përqendrohet në fushat thelbësore të politikës së investimeve dhe politikave të ndërlidhura që kanë më shumë rëndësi për sektorin privat dhe qeveritë e rajonit. Ajo siguron një kornizë gjithëpërfshirëse për të arritur një harmonizim më të madh të politikave të investimeve të ekonomive të gjashtë vendeve të BP me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ndërkohë që përqendrohet në një grup të synuar reformash që janë politikisht të realizueshme dhe ekonomikisht të domosdoshme dhe që do të gjenerojnë rezultate të prekshme në një të ardhme të afërt.
Agjenda rajonale e reformës së investimeve ka për qëllim të kontribuojë dhe shtojë vlerë në përpjekjet individuale të reformës së investimeve të ndërmarra nga ekonomitë e rajonit. Agjenda pranon bazat e ndryshme të reformës, si dhe kapacitetet e zbatimit në ekonomitë e rajonit, si dhe fazat e ndryshme të procesit të integrimit në BE. Në mbështetje të një zbatimi efektiv të agjendës së reformës, do të zhvillohen qasje të përshtatura për vendin specifik për adresimin e gamës së kufizimeve me të cilat përballen ekonomitë e rajonit, duke përfshirë këtu të mësuarit nga kolegët dhe shkëmbimi i njohurive, ngritja e kapaciteteve të synuara, zhvillimi institucional, dhe duke sjellë udhëzime nga praktikat më të mira, si të nevojshme për të arritur reformat.
Agjenda rajonale e reformës së investimeve do të sigurojë konkurrencë transparente dhe të ndershme midis ekonomive duke zbutur konkurrencën nëpërmjet uljes së çmimeve, ndërkohë që nuk pengon interesat e ekonomive të gjashtë vendeve të BP. Qëllimi përfundimtar i agjendës është të rrisë atraktivitetin e rajonit për biznesin e huaj dhe brenda rajonit, dhe kështu të lehtësojë fluksin më të madh të investimeve dhe të gjenerojë aktivitet më të lartë sipërmarrës, tregti dhe si rrjedhojë më shumë punë.
Agjenda Rajonale e Reformës së Investimeve (RIRA) u miratua nga Ministrat e Ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me një Deklaratë të Përbashkët (Joint Declaration) në maj 2018 në Tivat, Mali i Zi. Për të lexuar më shumë, click here.

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara