Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Më 20 korrik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të “luftës” kundër koronavirusit vendosi mbylljen e lokaleve të natës si dhe, ndalimin e muzikës pas orës 20:00, në lokalet që lejohen të shërbejnë në ambjentet të jashtme.

 

Në një intervistë në REPORT TV, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi hodhi më shumë dritë për vendimin e marrë për ndalimin e muzikës.

 

Klosi tha se valët e muzikës përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk  ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri, sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht.

 

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi në Report Tv.

 

Për ministri tërmeti dhe COVID-i  “sfidoi” turizmin në vendin tonë. “Tërmeti me gjithë të këqijat që pati, po të flasim për turizmin, ishte një bonus pozitiv se tregoi qe kemi kapacitete akomoduese. Pandemia na bëri të vinim me qindra dilema, plotësuam kërkesat e biznesit, mbase jo të gjitha, por të paktën të gjitha i diskutuam dhe ajo që ndodhi me verën, përsëri them që nëse ka një gjë shumë pozitive në këtë periudhë ishte se ato nuk e ulën cilësinë e shërbimit dhe as qepenin”, tha Klosi.

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara