Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Historiku i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme e shtetit shqiptar është krijuar më 4 dhjetor 1912, ditë kur u miratua kabineti i Ismail Qemalit nga Kuvendit Kombëtar në Vlorë. Organizimi i saj në vitet 1913–1920 ishte i vështirë për shkak të rrethanave në të cilat kalonte Shqipëria. Edhe Delegacia e Punëve të Brendshme me qendër në Durrës në vitet 1918–1920, nuk arriti të funksionojë apo të krijojë një model qeverisje. Pas Kongresit të Lushnjes, Qeveria vendosi thirrjen e organizatorëve të huaj për organizimin e administratës. Për postë-telegrafat, financat, bujqësinë, shëndetësinë, administratën, kadastrën, xhandarmërinë, policinë, drejtësinë dhe arsimin e mesëm, u vendos të thirreshin specialistë austriakë. Ministria e Punëve të Brendshme kishte në varësi 10 Prefektët, që ishin autoriteti më i lartë vendor.

Organizimi strukturor i MPB-së gjatë viteve 1920 – 1925

Nga 31 janari 1920 e deri më 31 dhjetor 1921, Ministria e Punëve të Brendshme përbëhej nga Zyra e Këshilltarit, Kryesekretaria, Drejtoria e Shtetit Civil, Drejtoria e Jetëshkrimit, Drejtoria e Shtypit.

Në 1 janar 1922 u bë riorganizimi i MPB, e cila ndahej: Sekretaria e Përgjithshme, Seksioni I, Seksioni II, Seksioni III, Seksioni IV (Shteti Civil), Seksioni V (Shtypi), Zyra Sekrete.

Duke qenë se Ministria e Punëve të Brendshme ishte akoma pa një ligj organik, më 30 maj 1923 i dërgoi kryesisë së Këshillit të Ministrave ligjin organik të MPB-së, në bazë të të cilit përbëhej nga: Këshilli i Ministrisë, Sekretaria e Përgjithshme, Sekretaria Sekrete, Sekretaria Private, Seksioni I, Seksioni II, Seksioni III, Seksioni IV, Inspektoria.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë viteve 1925 – 1939

Në vitin 1925 MPB u thjeshtësua në: Seksioni I, Seksioni II, Zyra Sekrete.

Në vitin 1926 organizatorët britanikë vendosën një modelim të thjeshtë të Ministrisë. Nënprefekturat u lidhën drejtpërdrejt me MPB-në, u ngritën: Drejtoria e Departamentit Jug e Qendër, Drejtoria e Departamentit Veri e Lindje dhe Shtetit Civil, Drejtoria e Shtypit, Zyra Sekrete.

Në vitin 1928 Ministria e Punëve të Brendshme, pësoi një riorganizim me ligjin e 11 qershorit 1928. Administrata qendrore e MPB-së përbëhej nga:

 Sekretaria e Përgjithshme.

 Drejtoria e Korrespondencës.

 Drejtoria e Shtetit Civil, Statistikës, Emigracionit, dhe Fletores Zyrtare

 Zyra Sekrete e Private.

 Inspektoria dhe Llogaritari.

Në varësi të ministrisë, por jo brenda saj ishin edhe policia, xhandarmëria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.

MPB-ja gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, 1939 – 1945

MPB-ja gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore zhvilloi detyra të shumta të karakterit politik, administrativ, shoqëror, sigurim publik, shëndetësor, urbanistik etj. Ministria përbëhej prej 11 zyrash:

 Sekretatia e Përgjithshme

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

 Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë

 Drejtoria e Kryqit të Kuq

 Drejtoria e Personelit

 Drejtoria e Administratës Civile

 Drejtoria e Enteve Komunalë

 Drejtoria e Shërbimeve të Inspektimit

 Drejtoria e Llogarisë dhe Ekonomatit

 Drejtoria e Zyrës Politike (shërbimi sekret)

 Drejtoria e Zyrës Qendrore për Ndërtimit dhe Urbanistikës

 Drejtoria e Zyrën Qendrore të Kapitenerive të Portit.

Nga këta, Zyra e Punëve të Përgjithshme dhe e Instituteve të Prevencionit e Ndëshkimit merrej me shoqata e shoqëri, moralin publik, fatkeqësi publike, institute ndëshkimi, personelin e rojeve. Zyra e Inspektorisë së Përgjithshme mbikqyrte punën e zhvilluar prej inspektorëve krahinorë.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë viteve 1944 – 1991

Në vitin 1944, Qeveria e dalë pas mbledhjes së Përmetit (maj 1944) do të krijonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Morën fund në këtë kohë organizimi i xhandarmërisë, policisë, shërbimit sekret, etj. Në vitin 1945, MPB kishte 3 drejtori:

 Drejtoria e Administratës

 Drejtoria e Personelit

 Drejtoria e Policisë

Deri në këtë kohë shërbimi informativ i quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, varej nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Një vit më vonë DMP u shkri dhe kaloi në MPB me emrin Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

Përgjithësisht deri në vitin 1990, MPB kishte 3 drejtori kryesore:

 Drejtoria e Policisë

 Drejtoria e Kufirit

 Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

Drejtoria e Hetuesisë për një pjesë të madhe kohe, ishte në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në krye qëndronte një person ushtarak, që ishte ose jo zëvendësministër.

Ministria në vitet 1991 – 2019

Në majin e vitit 1991 për herë të parë në historinë e Qeverive shqiptare në vite, vjen një Ministri e re. Në vend të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u krijuan Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Komitetit të Sigurimit Kombëtar. Shqipëria u bë i dyti vend në Europë që praktikoi modelin e Ministrisë së Rendit Publik.

Në vitin 1994 u krijua Ministria e Brendshme, e cila përfshinte brenda saj edhe pushtetin vendor.

Në vitin 1998 me shkrirjen saj u krijua Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Pushtetit Vendor.

Më 2005 u rikrijua Ministria e Brendshme.

Në 2013, Ministria e Brendshme u riemërtua Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kuadër të riorganizimit, prej Shtatorit 2017 u emërtua Ministria e Brendshme.

Në thelb të saj mbetet përmirësimi i shërbimit në çështje rendi dhe sigurie, lufta pa kompromis kundër paligjshmërisë, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. Vizioni i fuqisë së ligjit dhe forcës ndëshkuese të tij konceptohet paralelisht me filozofinë e “Policimit në komunitet”. Në bazë të kësaj të fundit, rendi dhe siguria nuk ruhen vetëm përmes penaliteteve, por dhe parandalimit të krimit, cilidoqoftë lloji i tij. Policimi tashmë konceptohet si ushtrim me miratim e jo me forcë, me synim mbështetjen e opinionit publik dhe bashkëpunimin e vetë qytetarit dhe komunitetit.

Ministrat e Brendshëm ndër vite:

Myfit Libohova
4 Dhjetor 1912 – 5 Korrik 1913
9 Maj 1914 – 28 Maj 1914
1 Korrrik 1919 – 29 Janar 1920

Esad Pashë Toptani
5 Korrik 1913 – 31 Korrik 1913
18 Mars 1914 – 8 Maj 1914

Ismail Qemali
31 Korrik 1913 – 5 Shtator 1913

Hasan Prishtina
5 Shtator 1913 – 20 Nëntor 1913

Fejzi Alizoti
20 Nëntor 1913 – 17 Mars 1914

Aqif Pashë Elbasani
28 Maj 1914 – 5 Tetor 1914

Shahin Dino
5 Tetor 1914 – 27 Janar 1916

Mehdi Frashëri
30 Dhjetor 1918 – 1 Korrrik 1919
12 Janar 1921 – 11 Korrik 1921

Ahmet Zogu
29 Janar 1920 – 14 Nëntor 1920
24 Dhjetor 1921 – 25 Nëntor 1923
6 Janar 1925 – 31 Janar 1925

Fuad Dibra
15 Nëntor 1920 – 25 Nëntor 1920

Xhaferr Ypi
25 Nëntor 1920 – 15 Dhjetor 1920

Refik Toptani
15 Dhjetor 1920 – 12 Janar 1921

Sulejman Delvina
11 Korrik 1921 – 18 Tetor 1921

Bajram Fevziu
18 Tetor 1921 – 5 Dhjetor 1921

Luigj Gurakuqi
6 Dhjetor 1921 – 7 Dhjetor 1921
7 Dhjetor 1921 – 12 Dhjetor 1921

Rauf Fico
12 Dhjetor 1921 – 24 Dhjetor 1921
7 Dhjetor 1923 – 14 Dhjetor 1923
4 Mars 1930 – 11 Nëntor 1930

Sejfi Vllamasi
25 Nëntor 1923 – 7 Dhjetor 1923
28 Dhjetor 1923 – 3 Mars 1924

Rexhep Mitrovica
14 Dhjetor 1923 – 28 Dhjetor 1923

Shefqet Vërlaci
3 Mars 1924 – 27 Maj 1924

Abdurrahman Dibra
28 Maj 1924 – 10 Qershor 1924
25 Dhjetor 1924 – 6 Janar 1925
12 Shkurt 1927 – 10 Maj 1928

Rexhep Shala
10 Qershor 1924 – 24 Dhjetor 1924

Kostaq Kotta
1 Shkurt 1925 – 1 Prill 1925
11 Maj 1928 – 4 Mars 1930

Ceno Kryeziu
1 Prill 1925 – 23 Shtator 1925

Musa Juka
28 Shtator 1925 – 12 Shkurt 1927
11 Nëntor 1930 – 7 Tetor 1935
9 Nëntor 1936 – 6 Prill 1939

Et’hem Toto
21 Tetor 1935 – 7 Nëntor 1936

Zef Kadarja
7 Prill 1939 – 12 Prill 1939

Maliq Bushati
12 Prill 1939 – 3 Dhjetor 1941

Mustafa Kruja
3 Dhjetor 1941 – 4 Janar 1943

Eqrem Bej Libohova
18 Janar 1943 – 23 Janar 1943

Fiqiri Dine
23 Janar 1943 – 12 Shkurt 1943
6 Korrik 1944 – 28 Gusht 1944

Mark Gjon Marku
12 Shkurt 1943 – 11 Maj 1943

Kolë Bibë Mirakaj
12 Maj 1943 – 13 Shtator 1943

Xhafer Deva
5 Shtator 1943 – 6 Korrik 1944

Ibrahim Biçakçiu
6 Shtator 1944 – 23 Tetor 1944

Haxhi Lleshi
23 Tetor 1944 – 18 Mars 1946

Koçi Xoxe
22 Mars 1946 – 2 Tetor 1948

Nesti Kerenxhi
2 Tetor 1948 – 21 Nëntor 1948

Mehmet Shehu
23 Nëntor 1948 – 19 Korrik 1954

Kadri Hazbiu
19 Korrik 1954 – 27 Dhjetor 1979

Feçorr Shehu
27 Dhjetor 1979 – 26 Prill 1980
26 Prill 1980 – 14 Janar 1982

Hekuran Isaj
15 Janar 1982 – 1 Shkurt 1989
8 Korrik 1990 – 21 Shkurt 1991

Simon Stefani
2 Shkurt 1989 – 6 Korrik 1990

Gramoz Ruçi
22 Shkurt 1991 – 10 Maj 1991

Haredin Shyti
11 Maj 1991 – 4 Qershor 1991

Bajram Yzeiraj
11 Qershor 1991 – 6 Dhjetor 1991

Vladimir Hysi
18 Dhjetor 1991 – 13 Prill 1992

Bashkim Kopliku
13 Prill 1992 – 5 Prill 1993

Agron Musaraj
5 Prill 1993 – 11 Korrik 1996

Halit Shamata
11 Korrik 1996 – 3 Mars 1997

Belul Çelo
12 Mars 1997 – 4 Korrik 1997

Lush Përpali
12 Mars 1997 – 25 Korrik 1997
Sekretar shteti (Ministër bashkëfirmosës)

Ali Kazazi
4 Korrik 1997 – 25 Korrik 1997

Neritan Ceka
25 Korrik 1997 – 23 Prill 1998

Ndre Legisi
25 Korrik 1997 – 23 Prill 1998
Sekretar shteti (Ministër bashkëfirmosës)

Perikli Teta
24 Prill 1998 – 29 Shtator 1998

Petro Koçi
2 Tetor 1998 – 19 Maj 1999

Spartak Poçi
19 Maj 1999 – 9 Nëntor 2000

Ilir Gjoni
9 Nëntor 2000 – 29 Janar 2002

Stefan Çipa
22 Shkurt 2002 – 27 Korrik 2002

Luan Rama
29 Korrik 2002 – 17 Tetor 2003

Igli Toska
17 Tetor 2003 – 29 Dhjetor 2003
29 Dhjetor 2003 – 10 Shtator 2005

Sokol Olldashi
10 Shtator 2005 – 18 Janar 2007

Gjergj Lezhja
18 Janar 2007 – 19 Mars 2007
Zëvendës ministër i caktuar në detyrë

Gjergj Lezhja
18 Janar 2007 – 19 Mars 2007
Zëvendës ministër i caktuar në detyrë

Bujar Nishani
19 Mars 2007 – 17 Shtator 2009
21 Prill 2011 – 12 Qershor 2012

Lulëzim Basha
18 Shtator 2009 – 21 Prill 2011

Flamur Noka
24 Qershor 2012 – 16 Shtator 2013

Saimir Tahiri
17 Shtator 2013 – 19 Mars 2017

Fatmir Xhafaj
19 Mars 2017 – 24 Maj 2017

Dritan Demiraj
24 Maj 2017 – 22 Shtator 2017

Saimir Tahiri
17 Shtator 2013 – 19 Mars 2017

Fatmir Xhafaj
13 Shtator 2017 – 06 Nëntor 2018

Sandër Lleshaj
23 Nëntor 2018 – Vijon

 

PROGRAMI I QEVERISË 2017 – 2021

RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE

Arritja e standardit të vendeve të BE-së për sa i përket rendit dhe sigurisë publike është sfida e kësaj Qeverie për 4 vitet e ardhshme.

Fokusi i prioriteteve strategjike dhe veprimit në fushën e rendit dhe sigurisë së brendshme do të jetë:

– Forcimi i institucioneve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike. I gjithë efektivi i Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen procesit të “Vetting”-ut mbështetur në një kuadër ligjor të posaçëm të hartuar dhe monitoruar ngushtësisht dhe drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë. Procesi do të përfshijë edhe një rikonceptim të plotë të sistemit të rekrutimit dhe promovimit bazuar tërësisht në meritë dhe me karakteristikë themelore transparencën.

– Riorganizimi i sistemit të prezencës së policisë në territor duke siguruar një kontroll më profesional të tij dhe aplikimin e politikave të “policimit në komunitet”. Në kuadër të këtij organizimi, krahas të tjerave, do të punohet për ngritjen e grupeve monitoruese/këshilluese me anëtarë të komunitetit. Ndryshimi cilësisht i sistemit të kontrollit të territorit dhe policimit në komunitet do t’i shërbejë para së gjithash parandalimit të kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit. Situata e kriminalitetit në një territor të caktuar do të jetë matësi dhe vlerësimi i punës për çdo punonjës policie përgjegjës për atë territor.

– Lufta pa kompromis dhe ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe/ose organizatave kriminale të ndryshme duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre, përbën një prioritet absolut për Qeverinë shqiptare. Ristrukturimi i plotë i strukturave policore të angazhuara në këtë luftë dhe përcaktimi më i mirë i zinxhirit të përgjegjësisë së hetimit të çështjeve të tilla, do të jetë prioritet. Do të rishikojmë kuadrin ligjor që lidhet me hetimin e veprave penale duke synuar forcimin e përgjegjësive të trupës përkatëse hetimore. Do të ndryshojmë, pa cenuar asnjë standard që respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sistemin e vëzhgimit dhe të mbledhjes së çdo informacioni që lidhet me grupet kriminale, veçanërisht të atyre që janë në trafikun e drogës. Përfshi këtu edhe subjekte që kryejnë investime që nuk rezultojnë të kenë aktivitet ekonomik që justifikon të ardhurat e investuara. Me fillimin e funksionimit të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë besojmë që policia dhe prokuroria do të ndërtojnë besim reciprok dhe bashkëpunim efektiv.

– Mbetet prioritet për Qeverinë e re forcimi i kontrollit në kufij dhe përmirësimi i shërbimit në pikat e kalimit kufitar si kusht për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

– Ne rikonfirmojmë zotimin e Qeverisë shqiptare për të kthyer në një realitet të konsoliduar atë çfarë arritëm qysh këtë vit – heqjen e vendit tonë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit. Në kuadër të këtij procesi do të investigohet mbi çdo pasuri, të luajtshme dhe të paluajtshme që është krijuar nga të ardhura të pajustifikuara dhe më së shumti të rrjedhura nga trafiku i drogës. Në zbatim të planit kombëtar të veprimit kundër kultivimit të kanabisit, Qeveria do të krijojë një sistem efiçent mbështetje për zhvillimin e ekonomisë bujqësore në territoret e prekura nga kjo dukuri. Do të merren masa të ashpra për të goditur fort rastet e pranisë dhe aksesit ndaj drogave pranë institucioneve arsimore dhe në të gjitha mjediset e frekuentuara nga nxënës dhe studentë.

– Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, aseteve kriminale apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar përbëjnë një tjetër prioritet për ne si Qeveri.

– Ne do të angazhohemi për përmirësimin rrënjësor të sistemit të kontrollit rrugor, duke synuar krijimin e një kulture europiane në qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve dhe sidomos në menaxhimin e sigurisë rrugore. Numri i punonjësve të policisë rrugore i pranishëm në akset rrugore gradualisht do të reduktohet dhe zëvendësohet nga pajisjet teknologjike. Sistemi i evidentimit të shkeljeve rrugore do të jetë i informatizuar. Sistemet teknologjike që do të aplikohen me këtë rast do të japin të dhëna në kohë reale edhe mbi mjetet që qarkullojnë duke identifikuar në kohë reale edhe raste të qarkullimit të mjeteve më të dhëna teknike jo të rregullta dhe/ose të vjedhura etj.

– Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të hartojmë Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës dhe Informacionit, ku do të përfshihen ndër të tjera edhe Ngritja e një Sistemi Kombëtar të Unifikuar të Dhënash (Database). Do të ngrihet Shërbimi i Unifikuar i Komunikimit, i Menaxhimit të Fluksit të Dokumenteve të Punës, dhe Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit si mjete menaxhimi efektiv brenda policisë së shtetit për administrimin e dokumenteve ligjore dhe për koordinimin efektiv me zyrën e prokurorisë, Prokurorinë speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

– Priotetet e mësipërme kërkojnë si domosdoshmëri konsolidimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me organizatat e specializuara në luftën kundër krimit përfshi dhe asistencën direkte në territorin tonë nga institucionet ndërkombëtare dhe/ose nga shërbimet policore partnere në luftë kundër krimit, kryesisht atij të organizuar. Në këtë kontekst do të përdorim me sukses ngritjen e skuadrave policore mobile të përbashkëta me vendet partnere si mundësi për shkëmbimin e shpejtë të informacionit, kryerjen e operacioneve të përbashkëta të hetimit penal, mbrojtjen më mirë të të dhënave dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përdorimin e metodave dhe teknologjisë bashkë- kohore, por edhe si një mundësi e mirë për aftësimin e mëtejshëm profesional të strukturave tona policore.

PROGRAMI I QEVERISË 2013 – 2017  (Ministria e Punëve të Brendshme)

Siguria e jetës

Rritja drastike e shifrave të kriminalitetit, veçanërisht e veprave penale të rënda kundër jetës e pronës së qytetarëve dhe shkelja e vazhdueshme e të drejtave e lirive themelore të njeriut, dikton domosdoshmërinë e një reforme themelore shumëdimensionale për të rikthyer sigurinë dhe garantimin e rendit publik, të jetës shoqërore dhe të zhvillimit të sipërmarrjes në Shqipëri, si dhe përmbushjen e angazhimeve tona rajonale e ndërkombëtare.

Anashkalimi ose shkelja e ligjit, mungesa e transparencës dhe e pjesëmarrjes së publikut, anarkia në kuadrin ligjor e reformat sektoriale, militantizmi, mungesa e profesionalizmit, formimi i munguar, demotivimi e në shumë raste, korrupsioni ose lidhjet me botën e krimit, janë ndër arsyet e rritjes eksponenciale të shifrave të krimit dhe nivelit të ulët të efikasitetit të Policisë së Shtetit, duke cënuar besimin e publikut në forcën dhe zbatimin e ligjit.

Duke e konsideruar një prioritet absolut, sigurinë dhe rivendosjen e rendit publik, Qeveria angazhohet për të rikthyer besimin e publikut në një Shqipëri më të sigurt, ku forca e ligjit vlen për të gjithë në mënyrë të barabartë, në përmbushje dhe respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Objektivi ynë absolut është shembja e murit të pandëshkueshmërisë dhe imuniteteve të paligjshme.

Ne:

i. do të rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike;

ii. do të rikthejmë Policinë e Shtetit në kontroll të territorit, duke angazhuar të gjitha burimet e nevojshme për parandalimin e krimit dhe uljen dukshëm të shkallës së kriminalitetit;

iii. do të normalizojmë trafikun rrugor, duke marrë masat e domosdoshme për evitimin e aksidenteve të rënda;

iv. do të përmirësojmë cilësisht shërbimin e Policisë së Shtetit në kufi dhe luftën kundër krimit ndërkufitar. Qeveria do të ndërmarrë masa për parandalimin e krimit kundër jetës dhe pronës së qytetarëve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të krimit në familje, mbi baza gjinore, kundër të miturve, të moshuarve e të gjitha shtresave shoqërisht në nevojë, hakmarrjes dhe gjakmarrjes, si dhe ndaj konflikteve të hapura me potencial për të sjellë pasoja kriminale.

Duke përfituar edhe nga ndihma dhe përvoja e partnerëve ndërkombëtarë, do të shënojmë rritje cilësore në luftën kundër krimit ekonomik e veçanërisht kundër pastrimit të parave. Ne do të ridimensionojmë po ashtu, luftën e Policisë së Shtetit ndaj veprave penale kundër mjedisit, shkatërrimit të territorit, monumenteve dhe trashëgimisë kulturore.

Qeveria e re do të zbatojë një program konkret për reformimin e thellë të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese:

i. për të përmbushur standardet më të larta të funksionimit demokratik, transparent, të kontrollueshëm dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve;

ii. për të vënë në zbatim një model pune të bazuar rigorozisht në zbatimin e ligjit, përgjegjësitë, kompetencat, procedurat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit; si dhe

iii. për të konsoliduar marrëdhëniet me institucionet e pavarura dhe bashkëpunimin intensiv me partnerët ndërkombëtarë e ndërveprimin policor rajonal dhe ndërkombëtar.

Kjo reformë do të nisë me rikonceptimin strukturor dhe funksional të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Synimi kryesor është ndërtimi i një sistemi mekanizmash të përqëndruara që garantojnë efikasitet, përgjegjshmëri, veprim funksional për mbrojtjen e plotë të ligjit në të gjithë vendin dhe efektivitet në kohë.

Parimi i reformës “Një Shtet – Një Polici” do të bëjë të mundur njësimin e funksioneve policore të disa agjencive ligjzbatuese të ngjashme, duke eleminuar mbivendosjen e kompetencave, anarkinë e veprimit ose mosveprimin, si dhe duke garantuar standardizimin e veprimit në territor dhe kohë.

SHTETI I SË DREJTËS DHE DEMOKRATIZIMI I SHOQËRISË

Qeveria do të fokusohet në përmirësimin e menjëhershëm të cilësisë së shërbimit të Policisë së Shtetit për qytetarët, duke rritur fuqinë parandaluese e goditëse ndaj krimit dhe duke garantuar barazinë para ligjit, pa asnjë përjashtim.

Qeveria do të angazhojë të gjitha burimet e duhura për të vënë në jetë parimet themelore në veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit: unifikimi i procedurave të punës, standardizimi i protokollit të performancës, raportimi dhe monitorimi i efikasitetit në punë, thjeshtimi i strukturës organizative dhe reforma e niveleve të drejtimit, ridimensionimi i përgjegjësive për çdo funksion, përcaktimi i ngarkesës së punës dhe përgjegjësitë përkatëse.

Zbatimi me efektivitet i këtyre parimeve do të garantojë që asnjë shkelje e ligjit të mos rezultojë e pandëshkuar për mungesë apo konfuzion kompetencash ose mosushtrim të kompetencave të njohura nga kuadri ligjor.

Qeveria do të riorganizojë njësitë policore që shërbejnë pranë qytetarëve, duke synuar përforcimin e shërbimit në territor pranë njerëzve, rritjen e cilësisë së policimit, ndërhyrjes dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve që kthehen në burim të ngjarjeve kriminale.

Për të shtuar forcën parandaluese të Policisë dhe hetimin efektiv të veprave penale,

i. do të shkurtojmë hallkat e tepërta të drejtimit të strukturave të Policisë;

ii. do të ridimensionojmë dhe përforcojmë strukturat bazë të Policisë në nivel të komunitetit;

iii. do të rishpërndajmë forcën policore, duke mbajtur parasysh lëvizjet demografike dhe hartën e potencialit kriminal;

iv. do të vëmë në zbatim një sistem të përpunimit të hollësishëm të informacionit dhe të analizave kriminale;

v. do të ndërtojmë partneritet efektiv dhe të qëndrueshëm mes Policisë së Shtetit, institucioneve të qeverisjes vendore, shoqërisë civile dhe komunitetit.

Për të rritur shkallën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve, veçanërsiht brezit të ri, qeveria do të përfshijë në kurrikulën e arsimit të detyrueshëm elementët themelorë të edukimit ligjor lidhur me fenomenet kriminale, qarkullimin rrugor, misionin dhe funksionet e Policisë së Shtetit, si dhe edukimin qytetar për transparencë dhe pjesëmarrje në policim.

Do të organizojmë një seri aktivitetesh sensibilizuese për njohjen e legjislacionit dhe bashkëpunimin e publikut në parandalimin dhe evidentimin e veprave penale.

Do të zbatojë një plan masash konkrete për t’i rikthyer dinjitetin dhe autoritetin institucionit dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Këto masa do të përfshijnë drejtimet në vijim.

Ne do të saktësojmë, modernizojmë dhe respektojmë plotësisht kriteret e rekrutimit, promovimit dhe karrierës për punonjësit e Policisë së Shtetit; do të përcaktojmë saktë përshkrimin e punës, përgjegjësitë, si dhe procedurat e punës, monitorimit, vlerësimit dhe promovimit për çdo punonjës të Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet duke korrigjuar paligjshmërinë, korrupsionin, militantizmin dhe mungesën e profesionalizmit në këto procese.

Mbi këtë bazë, do të rikthejmë vlerat e meritokracisë, profesionalizmit, paanshmërisë dhe devotshmërisë në detyrë dhe do të promovojmë një model policor modern në formë dhe përmbajtje.

Në këtë kuadër, ne do të ridimensionojmë sistemin e gradave duke synuar konsolidimin e karrierës dhe gradës për funksion.

Ne do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Qeveria jonë do të përmirësojë menaxhimin e burimeve mbështetëse për të përmirësuar kushtet e punës, teknologjinë e shërbimit, si dhe menaxhimin financiar, me qëllim motivimin dhe rritjen e performancës së shërbimit të Policisë së Shtetit.

Qeveria angazhohet të rishikojë trajtimin financiar dhe pagat bazë të punonjësve të Policisë dhe do të shqyrtojë efikasitetin e përdorimit të pagesës së diferencuar për punonjësit që arrijnë rezultate të larta në luftën kundër krimit.

Duke rivlerësuar dimensionin human dhe solidar të Policisë së Shtetit si institucion, qeveria do të SHTETI I SË DREJTËS DHE DEMOKRATIZIMI I SHOQËRISË garantojë përkujdesje shtetërore të posaçme për familjet e punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Qeveria do të rivendosë marrëdhënien e besimit dhe bashkëpunimit reciprok mes Policisë së Shtetit me institucionet e pavarura kushtetuese që kanë rol kyç në luftën kundër krimit, veçanërisht Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe sistemin gjyqësor, duke rishikuar kuadrin e përbashkët të akteve koordinuese dhe bashkëpunimin me njësitë e përbashkëta të luftës kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Qeveria angazhohet për bashkëpunim të hapur, të gjerë dhe në mirëbesim të plotë me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë policore të vendeve të rajonit dhe BE-së për të rritur efikasitetin në hetimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar e krimit të organizuar; për të bashkërenduar punën fushën e formimit policor, dhe për të përfituar nga ndihma e tyre në zhvillimin e teknologjisë dhe të insfrastrukturës.

Qeveria do të garantojë transparencë të plotë për qytetarët dhe mediat lidhur me veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Ne do të zgjerojmë, modernizojmë dhe përmirësojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me mediat për t’u krijuar atyre mundësitë që u takojnë me ligj, për të monitoruar punën e qeverisë për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e krimeve, si dhe për të kontribuar në konsolidimin e kulturës së zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara