Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar masat që po ndërmerren për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Në një komunikim live, Manastirliu i bëri thirrje punonjësve të sistemit të shëndetësisë që të mbajnë një mjet identifikimi për të vërtetuar se po shkojnë në punë.

‘I lutem punonjësve të shëndetësisë që të kenë një dokument identifikimi që vërtetojnë se janë punonjës në spitalin publik apo privat’, tha Ogerta Manastirliu.

Sa i përket personave që marrin terapi mjekimi në spitale, do të vazhdojnë ta marrin pa asnjë pengesë por duhet patjetër një dokument që e vërteton.

‘Qytetarët që kryejnë në spitale dializën i njoftoj se nuk do të ketë asnjë pengesë dhe asnjë problematikë, mjafton të ketë një dokument që vërteton se marrin terapi mjekimi. Nuk do të penalizohet asnjë mjek që do të shkojë në qendrën shëndetësore apo spital, por ajo çfarë dua të them është se disa institucione që do të shërbejnë edhe këto katër ditë dhe vetëm me një dokument që provon se janë punonjës të shërbimit, tregon se mund të kalojnë lirshëm’, tha Manastirliu.

Në përfundim, bëri thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe të jenë sa më pranë të moshuarve në këto ditë të vështira.

‘I ftoj të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat e vendosura. Duken të vështira sepse an duket sikur po shkojmë kundër rutinës së përditshme, por janë masa që ndërmerren në të gjithë vendet sepse të parandalosh është shumë më pak se sat ë kurosh. Është e rëndësishme ta ndalojmë këtë virus.

Nga ana tjetër, dua ti ftoj qytetarët se të qëndrojnë në shtëpi këto ditë lehtësojnë familjarët dhe të moshuarit. Le ta konsiderojmë si një ndihmë për të moshuarit. Le të ndërmarrim masa ditë pas dite, ndaj respektoni rregullat që jemi duke vendosur, të frenojmë sa më shumë atë që është duke ndodhur’, përfundoi Manastirliu.

 

12.3.2020

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara