Monday 15 July 2024
Monday 15 July 2024

 

Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurtër në dispozicion rrezikon të vërë në pikëpyetje serioze prodhimin e tyre.

 

Mbrëmjen e së dielës, pas një kalvari përplasjes mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe 2 forcave kryesore politike, Kolegji miratoi modelin sipas të cilit në fletën e votimit nuk do të shënohen emrat e kandidadatëve të secilës parti, por vetëm numrat sipas renditjes së paraqitur nga partitë që i kanë propozuar. Sipas ndryshimeve ligjore, këtë herë zgjedhësit do të mund të votojnë përveç partisë, dhe për kandidatin e tyre të preferuar, ndonëse përparësi merr radha e përcaktuar nga forca politike së cilës ata i përkasin.

 

Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi kishte propozuar një model në të cilin kandidatët të ishin me emrat dhe mbiemrat e tyre. Socialistët e kundërshtuan, duke mbështetur idenë se një fletë e tillë, veçanërisht në Tiranë, do të ishte jo vetëm e komplikuar për zgjedhësit, por do të vështrësonte dhe fazën e numërimit të votave. Ata propozuan që në vend të emrave, kandidatët të shënoheshin me numra. Edhe demokratët ishin kundër, por vetëm për faktin se sipas tyre emrat nuk duheshin shënuar horizontalisht, por vertikalisht

 

Çështja ishte shqyrtuar më parë nga Komisioni i Ankimeve dhe i Sanksioneve, në KQZ, ku kishte fituar varianti i propozuar nga Partia socialiste. Edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njejtin vendim, duke mbyllur kështu debatet mbi këtë temë.

 

Por kapitulli për fletët e votimit mbetet i hapur, për një tjetër aspekt, duke qenë se në rrezik tani është prodhimi i tyre. Kompania sllovene “Celtis”, e cila ka marrë përsipër t’i shtypë ato, në përgjigje të një letre të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, theksonte dy ditë më parë, se afati i kërkuar 10 ditor (12 Prill-22 Prill) “është një mision i pamundur”. Sipas kompanisë, duke llogaritur kohën e nevojshme përgatitore, të papriturat e mundshme gjatë fazë së prodhimit apo dhe vështrësitë në transport, për shkak të kufizimeve anti COVID 19, “do të nevojiteshin më shumë se 20 ditë për të realizuar me sukses” këtë operacion. Një afat, i cili praktikisht do të bënte të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve me 25 Prill.

 

 

Mënyra e duhur e plotësimit të fletës së votimit

 

Menjëherë pas përzgjedhjes së modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibash ka sqaruar edhe si do të mund të votojnë qytetarët duke ndarë preferencat partiake dhe emrat konkretë të kandidatëve. Ai sqaroi se qytetarët do të mund të votojnë vetëm partinë, ose vetëm kandidatin e dëshiruar. Por zgjedhja duhet bërë brenda të njëjtit subject, pasi fleta e votimit do të konsiderohet e pavlefshme nëse qytetarët do përzgjedhin një parti dhe një kanditat të një force tjetër politike.

 

Lidhur me përfaqësimin me numra të kandidatëve për deputetë, Celibashi sqaroi se për të shmangur konfuzionin, në çdo qendër do vendosen postera me emrat dhe numrat përkatës të kandidatëve. Përveç kësaj, në dhomat e votimit do vendosen edhe fletëpalosje në mënyrë që qytetarët të verifikojnë numrat përkatës të kandidatëve.

 

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara