Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sjellë një lajm të mirë sa i përket kurbës së koronavirusit në vendin tonë.

Aktualisht, kurba në vendin tonë është në sheshpushim apo vijë horizontale, ndërkohë që kulmi ka qenë javën e kaluar.

Në një intervistë për News24, Pipero tha: “Unë do ta quaj një thyerje të kurbës dhe besoj nga fillimi i javës tjetër do të kemi rënien e qëndrueshme të epidemisë. Tek do të zgjasë pak më shumë por do të jetë më e qëndrueshme. Kurba e epidemive ndjek një logjikë të saj. Pasi arrin pikun rri në një nivel për një javë. Do të kemi çdo ditë më pak raste”.

Mjeku theksoi se nga fundi i qershorit do të përfundojë mbyllja, por mund të ketë rikthim në fundin e vjeshtës apo fillimin e dimrit. Megjithatë, rikthimi ekziston edhe në dy-tre javët e para nëse nuk tregohet kujdes për këshillat e ekspertëve.

“Rreziku për t’u rikthyer kjo epidemi vazhdon të jetë eminent. Nëse qytetarët kanë dalë për qejf dhe jo për të blerë ushqime, nuk respektojmë distancën, nuk mbajnë maskë do të thotë që mbas dy-tre javësh të kemi një tjetër kërcitje të epidemisë. Duhet të vazhdojmë të kemi shumë kujdes. Me fillimin e rënie të kurbës, disa masa do të lehtësohen. Por, kjo nuk do të thotë të mos kemi më kujdes. Nga fundi i qershorit do të përfundojë mbyllja. Nuk them vetëm për vendin tonë por edhe vendet e tjera. Bota është e vogël”, tha Pipero.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara