Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

 

Procesi i votimit në të gjithë vendin ishte përgjithësisht i qetë. Megjithatë gjatë kohës që ky proces po mbyllej, nuk munguan incidentet. Kështu në Fier, një 37-vjeçar me iniciale M. P përfundoi në prangat e policisë pasi fillimisht hodhi një sasi molotovi në oborrin e jashtëm të kishës së fshatit Agim, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Më pas, iu drejtua rrugës kryesore të fshatit dhe në afërsi të qendrës së votimit bëri thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike e duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

 

“Sot rreth orës 19:10, është marrë njoftim se shtetasi M. P., banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

 

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier të shtetasit M. P., 37 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, tha policia në një njoftim për mediat.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara