Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

 

Kryetarja e LSI në një konferencë për shtyp , pas humbjes së thellë të LSI në 25 prill, nga ku arritën të marrin vetëm 4 mandate , foli për një proces të manipuluar.

 

“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, se ata fituesit e vërtetë. Uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për në Shqipëri. Dua të falenderoj 100 mijë votuesve  vlefshëm që i dhanë votën për LSI. Ky është një falenderim për të gjithë burrat dhe gratë që nuk u intimiduan dhe nuk u shitën. Makineria mediatike, politike-oligarkike kundër LSI që nuk ndaloi që në momentin ne zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat, që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dashje pa dashje i dhamë Ramës të gjitha pushtetet.

 

Kjo gjë tregoi se shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë, ndaj në emër të LSI dhe timit personal dua t’i kërkoj falje për strategjinë e gabuar duke nisur që nga djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhje, që solli vetëm rrëmbimin e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët. LSI ishte përball një padrejtësie të madhe, e vuri Shqipërinë në një udhëkqyr, dhe i dha hapësirë bandave dhe krimit, për të tjetërsuar dhe shformuar çdo vendim të qytetarëve shqiptarë.

 

Ne nuk do të tërhiqemi por do ta vazhdojmë betejën tonë me tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe dhe do të jetë në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. LSI do të vijojë denoncimet e saj në mënyrë të pashtershme.

 

Beteja vazhdon nuk ndalemi. Bujrum kushdo të vijë me ne . Sot kemi nevojë të shkojmë te komisionerët tanë tu japim zemër.

 

Do nxjerrim fakte se si makina me xhama të errëta lëvizën dhe shpërndanë paratë e krimit nga Londra , Berlini, Venezula, helm për shqiptarët”, tha kryetarja e LSI.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara