Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhëri i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane  1999/37/EC të vitit 1999.

 

“Leja  e  re  e  qarkullimit  do të  jetë  e  barazvleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi  dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.

 

AVANTAZHET direkte për qytetarët:

Sot paguhet 3,500 lekë së bashku për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin, personalizimin e dokumentit të ri unik që do kushtojë 2,100 lekë, -40%!

Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)

Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platforma e re eDPSHTRR!

Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë)

Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!

Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: watermark – ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – ose stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!

Leja e re do ketë edhe elementë të tjerë sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj!

Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit! (ndryshe nga leja aktuale)

Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto e angari kohore, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!

SQARIM PLOTËSUES‼️

Leja e re, sapo të jetë disponibël, do jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen, kohë e para, qytetarëve!

(Investimi teknologjik i personalizimit në çdo sportel, tërësisht nga DPSHTRR!)

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara