Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

 

Një autobuz me shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin drejt Kolashinit në Malin e Zi është qëlluar me gurë pikërisht në ditën kur Kosova kremton 13 vitet shtetësi.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se rastin e ka denoncuar në policinë lokale edhe shoferi i autobuzit. Nuk dihen ende arsyet e sulmit I cili për fat të mirë nuk shkaktoi të lënduar, edhe pse u thyen xhamat e autobuzit.

 

Kardovic u shpreh se edhe më absurd situatën e bën fakti që policia malazeze ishte shumë pranë vendit ku ndodhi incidenti. Sipas tij nuk është hera e parë që sulmohen autobuzët me turistë kosovarë të cilët shkojnë në këtë vend për të bërë ski.

 

“Çudia e madhe është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit shkuan të ankohen, ata i thanë të vazhdojnë rrugën sepse nuk mund t`i ndihmojnë”, shtoi konsulenti, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. E përditshmja malazeze Vijesti shkruante se nuk ka të dhëna që të bëhet për një sulm të organizuar, e për këtë arsye nuk është marrë asnjë masë.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara