Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas Kushtetutës, Zaev brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh për formimin e qeverisë së re.

Takimi i pare në kuadër të këtyre negociatave mes Zaev dhe Ali Ahmetit përfundoi pa një marrëveshje, ky i fundit e kushtëzon bashkëpunimin me kërkesën për kryeministër shqiptar. Nga ana tjetër dy dite më parë Ahmeti kërkoi takim me krerët e partive parlamentare shqiptare, pikërisht sot në ditën kur përkujtohet Marrëveshja e Ohrit.

Zijadin Sela i ASH, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilall Kasami i Besës, e kanë refuzuar takimin me Ahmetin, ku në fokus, referuar ftesësjanë zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Por, tashmë që negociatat për formimin e qeverisë së re janë në kulmin e tyre, besohet se ato do të ishin temë diskutimi i kësaj tryeze.

Në letrën drejtuar AhmetitSela dhe Gashi si partner të koalicionit ASHAAA kanë theksuar se parimisht janë dakord për një takim të tillë për koordinim të qëndrimeve të partive shqiptare, por kërkuan të saktësohet rendi i ditës dhe takimi të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.

Ndërsa për kryetarin e Lëvizjes Besa, që në këto zgjedhje ishte në koalicion me LSDM e Zoran Zaev, takime të tilla mes partive shqiptare duhet të ndodhin pas formimit të qeverisë së re.

Në zgjedhjet  e 15 korrikut, koalicioni mes LSDM dhe BESA fitoi 46 deputetë, VMRO DPMNE 44, BDI-15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa-12, E majta-dy dhe PDSH-ja 1.

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara