Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Besimtarët myslimanë nisin nga dita e martë muajin e shenjtë të Ramazanit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët agjërim të lehtë, “pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”

 

“Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen.

 

Duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes”, thuhet në urimin e Bujar Spahiut.

 

Urimi i Bujar Spahiut, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

 

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër më 13 prill, është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jete muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Rrugëtimi ynë i përbashkët për të arritur kënaqësinë e Zotit kërkon motivim të lartë.

Ju ftoj që të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara!

Të nderuar besimtarë!

Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen.

Duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit, më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet  tuaja!

Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara